ICEJ Albania: Mirëpresim vizitën historike të Kryeministrit te Izraelit në Shqipëri!

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit, dega Tiranë, u kërkon të dy shteteve të thellojnë marrëdhëniet

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit  (The International Christian Embassy Jerusalem, ICEJ) , dega e Tiranës, në një deklaratë të saj për mediat, përshëndeti vizitën historike të kryeministrit  të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Shqipëri, më 1 nëntor 2018.

“Mirëpresim vizitën historike të Kryeministrit te Izraelit! Ne jemi shume te gëzuar për vizitën historike qe Kryeministri I Shtetit te Izraelit Sh.T. Z. Benjamin Netanjahu do te kryej ne vendin tone ne fillim te nëntorit 2018. Ne nxisim te kryeministrat e vende tona te mund te bëjnë çdo përpjekje për të thelluar marrëdhëniet diplomatike , ekonomike  dhe shtetërore me njeri-tjetrin  Shqipëri–Izrael. Ne lutemi qe vendet te njohin zyrtarisht ato gjerat qe janë shumë te shtrenjta për secilin kombe, që janë Jerusalemi dhe Prishtina, njohja e tyre ne mënyre te denjë diplomatike nga secili shtet”, thuhet në deklaratë.

“Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit, dega Shqipëri, u kërkon te dy shteteve, Shqipërisë dhe Izraelit, të njohin dhe të thellojnë reciprokisht marrëdhëniet midis dy  vendeve tona”, thuhet më tej në deklaratën e shpërndarë nga pastor Gentjan Dervishaj, Drejtor Kombëtar i ICEJ ALBANIA.

Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit – The International Christian Embassy Jerusalem, ICEJ  – është themeluar në vitin 1980, si një akt mbështetjeje dhe solidariteti me Izraelin dhe popullin jude në afirmimin e tyre për Jerusalemin.

Sipas Pastorit shqiptar, Dervishaj, themelues edhe i Kishës Ungjillore “Rreze Drite”, nga zyrat e saj qendrore në Jerusalem, ICEJ, ka mundur të jetë prezente me aktivitetet e saj në 170 vende në gjithë botën, ndërkohë që ka degë të saj në mbi 90 kombe, përfshirë edhe Shqipërinë.