Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vizitën në Tiranë të Netanyhaut

Vizita do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh kënaqësinë e veçantë për vizitën në Tiranë të Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ne jemi të bindur se kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, në emër të interesit reciprok si dhe të paqes e të stabilitetit në botë. Populli shqiptar i ka dëshmuar në kohëra shumë të vështira ndjenjat e tij miqësore ndaj popullit hebre, duke e renditur veten ndër shembujt e rrallë të atyre që morën në sy rrezikun nazist për të mbrojtur hebrenjtë e përndjekur.

Shqipëria ka qënë ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Izraelit dhe ka mbrojtur vazhdimisht egzistencën e tij si shtet i pavarur.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh në këtë rast shpresën se kjo vizitë do të ketë si rezultat të rëndësishëm edhe zhbllokimin e njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga ana e shtetit të Izraelit.

Pavarësia e Kosovës është pjesë e natyrshme e procesit historik të shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe është kryer jo vetëm në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, por edhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare siç është provuar edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do t’i shërbejë fuqishëm forcimit të ndjenjave miqësore të të gjithë shqiptarëve ndaj popullit hebre.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon drejtuesit e lartë të shtetit e të qeverisë tonë që çështjen e njohjes së pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës ta shtrojnë përpara mikut të nderuar me seriozitet, vendosmëri dhe argumente, gjithnjë në frymën e mirëkuptimit, si një çështje e mbetur pezull.

Njohja zyrtare e Kosovës do të vlerësohej jo vetëm si një hap miqësor nga ana e shtetit të Izraelit ndaj shqiptarëve në mbarë botën, por edhe si një vendim që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne presim që Izraeli të ndjekë shembullin e aleatëve të vet të mëdhenj, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, të cilët e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe zhvillojnë tashmë me të marrëdhënie të ngushta politike, diplomatike, ekonomike e kulturore.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.