Zhvillon barna nga kanabisi, izraelitja Therapix shitet 48 mln dollarë

Therapix Biosciences zhvillon barna që rrjedhin nga kanabisi u ble nga kanadezja FSD Pharma Inc.

Kompania izraelite Therapix Biosciences, me qendër në Givatayim (Izraeli lindor), dhe që zhvillon barna që rrjedhin nga kanabisi, u ble nga kompania kanadeze, FSD Pharma Inc.

Sipas ekonomikes izraelite “Globes”, çmimi i blerjes është 48 milionë dollarë në vlerë aksionesh të FSD Pharma.

FSD Pharma tregtohet në tregun OTC në Nju Jork dhe në bursën kanadeze të bursës CSE.

Transaksioni pritet të përfundojë deri në tremujorin e parë të vitit 2019, pas miratimeve nga aksionerët e Therapix.