Netanyahu në inaugurimin e Bolsonaros si Presidenti i ri i Brazilit

Ceremonia do të zhvillohet në janar 2019. Bolsanoro ka premtuar të zhvendosë ambasadën në Jerusalem

Kryeministri Benjamin Netanyahu po konsideron pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Brazilit, Jair Bolsonaro në janar 2019, pas premtimit të Bolsonaros për të lëvizur ambasadën e vendit në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, thanë burime diplomatike të mërkurën.

Bolsonaro tha gjithashtu se do të largonte zyrat e misionit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) nga Brazili për shkak të faktit se “Palestina nuk është shtet” dhe shtoi se ai planifikon të vizitojë Izraelin sapo të jetë në pushtet.

Netanyahu uroi drejtuesin e ri brazilian për fitoren e tij në një bisedë telefonike të martën. “Unë jam i sigurt se zgjedhja juaj do të çojë në një miqësi të madhe mes popujve tanë dhe shtrëngimit të lidhjeve midis Brazilit dhe Izraelit. Ne presim vizitën tuaj në Izrael”, tha ai.

Megjithëse lidhjet ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve kanë qenë të qëndrueshme, marrëdhëniet nuk ishin kurrë të ngrohta. Në nëntor 2009, Presidenti Shimon Peres vizitoi Brazilin dhe një vit më vonë presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva bëri një vizitë reciproke në Izrael.