Izraeli, i 49-ti në renditjen botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes

Ekonomia izraelite me pesë vende në World Bank’s Ease of Doing Business

Izraeli u ngjit me pesë vende në renditjen e re të publikuar nga Banka Botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes (World Bank’s Ease of Doing Business), duke u renditur në vendin e 49-të nga 190 shtete të botës.

Ministria izraelite e Financave shprehu kënaqësinë e madhe në ndryshimin e trendit të vendit, shkruan ekonomikja “Globes”.

Indeksi i Bankës Botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes është indeksi më i rëndësishëm në botë për matjen e barrës burokratike mbi bizneset dhe renditja e një vendi ka rëndësi të madhe simbolike.

Indeksi filloi në vitin 2006, kur Izraeli u rendit i 26-ti. Që atëherë, Izraeli ka rënë në renditjen, duke arritur vendin e 54-të vitin e kaluar.

Shqipëria renditet në vendin e 63-të.

 

/Izraeli Sot/

Kompania Spyware NSO synon blerjen e startapit të ish-shefit ushtarak izraelit

NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët