Netanyahu niset në Sofje, takim me liderit e Ballkanit lindor

Kryeministri i Izraelit shtyu vizitën e tij në Shqipëri, të planifikuar për më 1 nëntor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u nis për në Sofje, atje ku do të marrë pjesë në një samit politik dhe do të takohet me liderit e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë.

“Tani po nisem në një samit politik me Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë. Unë do të forcoj marrëdhëniet midis Izraelit dhe këtyre vendeve dhe do të vazhdoj të promovoj politikën time: të ndryshoj qëndrimin armiqësor të Bashkimit Evropian”, shkruan Netanyahu në faqen e tij në Facebook, duke e shoqëruar edhe me një videomesazh.

Netanyahu pritej të vizitonte sot, më 1 nëntor, Shqipërinë, por vdekja e Ministrit të Feve, David Azulai, dy ditë më parë, e detyroi atë ta shtynte vizitën për një datë të re.

/Izraeli Sot/