Netanyahu: I nderuar që përfaqësoj Izraelin në Forumin e Krajovës

Pjesëmarrja e parë një Kryeministri izraelit në Forumin e Krajovës ku marrin pjesë Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Greqia

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po merr pjesë në Forumin e Krajovës (Craiova Forum) në Varna të Bullgarisë.  Kjo është hera e parë që Izraeli ftohet në forumin e vendeve të Ballkanit Lindor.

“Pjesëmarrja e parë një Kryeministri izraelit në Forumin e Krajovës ku marrin pjesë Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Greqia. Kjo është hera e parë që një lider i huaj ftohet në këtë forum. Unë jam krenar që përfaqësoj vendim tim këtu”, shkruan kryeministri i Izraelit.

Në Forumin e Krajovës marrin pjesë kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila.