100-vjetori, liderit botërorë mblidhen në Paris
100-vjetori nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, midis 70 liderëve botërorë
Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Paris, në përkujtimet që shënojnë 100-vjetorin që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur bota njeh rritje të nacionalizmit dhe tensioneve diplomatike.
Rreth 70 liderë, duke përfshirë presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, si dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, po marrin pjesë në njëqind vjetorin e armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.
Lufta e Parë Botëore, 1914-1918, shkaktoi rreth 10 milionë viktima.
Të pranishëm janë edhe presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.
Gjatë ceremonisë, kryeministri izraelit dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, u takua me presidentin e Francës, Emanuel Makron dhe bashkëshorten e tij.