Eitan Wertheimer blen shtëpi 5.4 mln dollarë në Tel Aviv

Shtëpia prej 345 metrash katrorë është ndërtuar në vitin 2010 dhe përfshin shtatë dhoma gjumi në tre kate

Miliarderi izraelit, Eitan Wertheimer, ka blerë një shtëpi në rrugënAhavat Zion në Tel Aviv pranë Kikar Hamedina për 20 milionë shekel (5.4 milionë dollarë), informon gazeta “Globes”.

Sipas Autoritetit Tatimor të Izraelit, shtëpia prej 345 metrash katrorë është ndërtuar në vitin 2010 dhe përfshin shtatë dhoma gjumi në tre kate, si dhe hapësirë për parkimin e dy makinave. Shtëpia është në një rrugë të qetë pranë Kullave Akirov.

Shtëpia u ble në maj 2018 dhe Wertheimer i tha “Globes” se ai kishte blerë pronën për babanë e tij Stef Wertheimer, i cili do të lëvizte atje së shpejti.

Stef Wertheimer

Eitan Wertheimer ishte ish-kryetar i kompanisë së prodhimit të veglave të precizionit të lartë, Iscar, e cila u shit te Berkshire Hathaway të Warren Buffett për 6 miliardë dollarë, në dy faza në vitin 2006 dhe 2013. Kompania u themelua nga Stef Wertheimer.

Në mars 2018, filantropisti izraelit Eitan Wertheimer, i cili ka mbështetur UK Israel Tech Hub, ishte i pranishëm edhe në Shqipëri, për të mbeshtetur edhe themelimin e UK Albania Tech Hub.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj