Audray Azoulay, drejtoresha hebreje e UNESCO, mike e madhe e Shqipërisë

Ministrja e Kulturës, Mirel Kumbaro: Është jo vetëm një mikeshë e mirë, por edhe një dashamirëse e vëmendshme e Shqipërisë

Shqipëria ka një mike shumë të mirë në UNESCO. Pikërisht, Drejtoren e Përgjithshme të saj, Audray Azoulay. Një franceze, por me origjinë hebreje.

Kështu shkruan ministrja e Kulturës në qeverinë shiqptare, Mirela Kumbaro, në një postim të saj në Facebook.

“Në Paris, brenda pak muajve, sërish me Audrey Azoulay, Drejtore e Pergjithshme e UNESCO, jo vetëm një mikeshë e mirë, por edhe një dashamirëse e vëmendshme e Shqipërisë për kauzat tona ta përbashkëta : Edukimin dhe Kulturan.

Kënaqësi dhe nder qa ta merrja pergezimet e saj ne emer te UNESCO-s, për punën që po bën Shqipëria🇦🇱 me Trashëgiminë Kulturore🏛.

Në selinë e Unesco-s në Paris, hapëm ekspozitën me thesaret tona “Një dritare në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë” me rastin e 60-vjetorit te anëtarësimit te Shqipërisë në UNESCO”, shkruan Kumbaro.

Audray Azulay, një ish-ministre e Kulturës në Francë, në qeverinë e Manuel Valls, që nga 15 nëntori 2017, është zgjedhur Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s, duke u bërë kështu e dyta femër që drejton organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën.

Azoulay u lind në Paris në një familje hebrenjsh nga Maroku. Babai i saj, Andre Azoulay, është këshilltar i mbretit Mouhamed VI të Marokut.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj