Java e Filmit Izraelit sjell tre filma në Kosovë

Organizohet nga Bet Israel Kosovo në kinemanë ABC nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor


Java e Filmit Izraelit në Prishtinë do të sjellë për filmdashësit kosovarë tre filma të njohur dhe të suksesshëm jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas programit të publikuar nga organizatorët e bashkësisë hebraike në Kosovë, Bet Israel Kosovo, filmat do të shfaqen nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor në kinemanë ABC, në Prishtinë.

Filmi i parë është “Saving Neta”, një prodhim i vitit 2016 me regjisor Nir Bergman, fitues i shumë çmimeve, dhe me aktorë kryesorë: Rotem Abuhab, Emma Alfi Aharon, Naama Arlaky. Shfaqja fillon në orën 19:00.

Filmi tregon historitë e katër grave, jeta e të cilave ndryshon menjëherë sapo takojnë një burrë të quajtur Neta. Humor, dramë, dashuri dhe shpresë, një portretizim i fuqishëm i marrëdhënieve familjare në jetën moderne.

Presenting Princess Shaw” – shfaqet, më 30 nëntor (15:00) –  është një dokumentar i regjisorit Ido Haar. Prodhim i vitit 2015. I nominuar për disa çmime. Dokumentari është bazuar në marrëdhënien bashkëpunuese midis yllit Samantha Montgomery, një testshkruese këngësh dhe kompozitorit Ophir Kutiel, të cilët u publikojën këngët e tyre edhe në YouTube. Aktorët janë Kutiman dhe Samantha Montgomery.

Filmi i tretë, “Personal Affairs” – shfaqet, më 1 dhjetor (15:00) – është një film izraelit i regjisores izraelito-palestineze Maha Haj. Prodhim i vitit 2016. I nominuar për shumë çmime. Ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.