Zbulohet në Izrael maska 9.000 vjeçare prej guri

Një maskë guri nga periudha Neolitike u zbulua në rajonin e Pnei Hever në Izrael.

Maska daton 9.000 vite më parë dhe mendohet të jetë përdorur në ritualin e adhurimit të paraardhësve.

Ajo u gjet disa muaj më parë, por lajmi nuk ishte zbuluar deri tani.

E bërë nga guri gëlqeror ngjyrë rozë dhe të verdhë, maska formon me kujdes një fytyrë njerëzor, me sy hundë dhe buzë.

“Guri është lëmuar tërësisht dhe tiparet janë perfekte e simetrike, madje edhe kockat e faqes. Ka një hundë mbresëlënëse dhe një gojë me dhëmbë të dallueshëm,”-tha Ronit Lupu nga Departamenti izraelit i Antikitetit.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj