Urimi i Rabinit të Shqipërisë, Yisroel Finman: Gëzuar Festën e Hanukah!

Festa e Hanukah nisi sot dhe përfundon në mbrëmjen e së hënës, më 10 dhjetor.


Rabini i Shqipërisë, Yisroel Finman, uroi të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Hanukah, duke ndezur nga Tirana qiririn e parë.

“Gëzuar festën e Hanukah. Nata e Parë”, shkruan rabini Finman në faqen e tij në Facebook.

Këtë vit Festa e Hanukah nisi mbrëmjen e së dielës së 2 dhjetorit 2018 dhe përfundon në mbrëmjen e së hënës, më 10 dhjetor.

Sipas kalendarit Hebraik, ajo fillon ditën e 25-të të muajit Kislev.

Hanukah, apo siç njihet ndryshe “Festa e Dritave” (ose “Festivali i Dritave), zgjat për tetë ditë e netë.

Një Shandan (Hanukia) unik me 9 krahë për qirinj, përdoret për këtë festë.

Ndezja e qirinjve është akti kryesor gjatë Hanukasë. Qiriu i mesit shërben si qiri ndezës për të tjerët dhe qiriu i parë në të djathtë është qiriu që ndizet në ditën e parë dhe çdo ditë shtojmë nga një qiri të ndezur.

Në këtë mënyrë në ditën e tetë do të kemi të nëntë qirinjtë e ndezur që simbolizojnë djegien e lëndës djegëse pas fitores së Makabenjve.

Hanukah është një festë që simbolizon fitoren e Makabenjve mbi ushtrinë greke-siriane të udhëhequr nga Antioku, si dedikim ndaj Tempullit të Dytë që u përdhos gjatë pushtimit greko–sirian.

Festa e Hanukah është organizuar rregullisht vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

Dy presidentët e fundit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ilir Meta, kanë organizuar pritje zyrtare për të nderuar festën e Hanukasë në Presidencë, ku kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e radhës të Izrelit në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin, diplomatë dhe politikanë të ndryshëm.

Qytetarë të shumtë shqiptarë kanë ndezur qirinjtë, si familjet Pirra dhe Malka.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.