PepsiCo finalizon blerjen e SodaStream për 3.2 miliardë dollarë

Kompania izraelite prodhon pije të gazuara. Një aksion u shit për 144 dollarë

PepsiCo bëri të ditur se ka përfunduar blerjen e saj të SodaStream International Ltd., duke blerë të gjitha aksionet e kompanisë izraelite të pijeve të gazuara për 144 dollarë për aksion, në një vlerësim të kompanisë prej 3.2 miliardë dollarësh.

CEO i PepsiCo, Ramon Laguarta citohet nga “Globes”: “Nuk mund të isha më krenar apo më i ngazëllyer për të mirëpritur SodaStream për familjen PepsiCo. Së bashku me SodaStream, unë jam i bindur se ne mund të përshpejtojmë progresin në qëllimin tonë të përbashkët për frenimin e mbetjeve plastike dhe ndërtimin e një të ardhme më të qëndrueshme”.

CEO i SodaStream, Daniel Birnbaum, tha: “Ne jemi të emocionua të bëhemi pjesë e PepsiCo dhe të bashkohemi me ekipin e tij të larmishëm dhe të talentuar. SodaStream u themelua për të sjellë mundësi të shëndetshme, të leverdisshme dhe miqësore ndaj konsumatorëve në mbarë botën – dhe PepsiCo do të na ndihmojë të shpërndajmë dhe zgjerojmë në këtë mision”.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj