E përdorin të gjitha, por pak e dinë se depilatori është shpikur në Izrael

Depilatori Epilady është shpikur nga dy inxhinierë izraelitë – Yair Dar dhe Shimon Yahav – në vitin 1985

Është një nga pajisjet që përdoret nga femrat, por jo të gjithë e dinë se depilatori (apo epilatori, siç njihet gjerësisht) është shpikur në Izrael.

Izraelitët kanë revolucionarizuar edhe industrinë e heqjes së qimeve.

Pikërisht, depilatori Epilady është shpikur nga dy inxhinierë izraelitë – Yair Dar dhe Shimon Yahav – në vitin 1985 në një nga kibucet izralite, Kibbutz Hagoshrim, dhe u hodh në treg në vitin 1986 nga kompania MEPRO.

Interesant është fakti se, testet e para dy inxhinierët i kryen me gratë e tyre.

Qysh në vitin e parë të tregtimit u shitën mbi 200 mijë pajisje, ndërkohë që sot depilatorët shiten në të gjithë botën. Në vitin 1987 ata zgjeruan tregun në SHBA, duke arkëtuar 100 milionë dollarë.

Prodhimi ditor asokohe arrinte në 30-40 mijë në ditë.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj