Gjermania dhe Anglia mbështesin Izraelin dhe dënojnë Hezbollah

Ambasadorja e Gjermanisë në Izrael dhe Ministri Britanik i Shtetit për Lindjen e Mesme shprehin mbështetje për përpjekjet e Izraelit kundër Hezbollahut.

Gjermania të mërkurën dënoi organizatën terroriste Hezbollah për gërmimin e tuneleve që u infiltruan në territorin izraelit.

“Qeveria gjermane dënon ashpër sjelljen agresive të Hezbollahut, siç manifestohet në sistemin e tunelit të ndërtuar në shkelje të integritetit territorial të Izraelit”, tha ambasadorja e Gjermanisë në Izrael, Susanne Wasum-Rainer, në një postim në Twitter.

Ministri britanik i Shtetit për Lindjen e Mesme shprehu gjithashtu mbështetje për përpjekjet e Izraelit kundër Hezbollahut.

“Mbretëria e Bashkuar dënon tunelet e Hizballah në Izraelin e veriut. Kjo është një shpërfillje e hapur e rezolutave të OKB-së, duke kërcënuar stabilitetin e Izraelit dhe të Libanit. UNSCR 1701 duhet të zbatohet. Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten,” shkruajti Alistair Burt në Twitter.

Ushtria Izraelite (IDF) nisi të hënën operacionin “Operation Northern Shield”, për të shkatërruar tunelet terroriste të gërmuara nga Hezbollahu nga Libani në territorin izraelit.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj