Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria, Irani fajëson SHBA-të dhe Izraelin

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi

Irani po fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e dy diplomatëve iranianë  (përfshirë ambasadorin) nga ana e Shqipërisë, të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e vendit të vogël evropian, citon gazeta izraelite “Yediot Aharonot” agjencinë amerikane “Associated Press”.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi, të thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.

Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’u lejojë të tjerëve të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj