Netanyahu: Rama i dërgoi një mesazh të qartë regjimit iranian

Kryeministri i Izraelit ka reaguar pasi Shqipëria shpalli non grata diplomatët iranianë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pasi Shqipëria shpalli ‘non grata’ diplomatët iranianë, përfshirë ambasadorin. Netanyahu ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” shkruan Netanjahu në Twitter.

Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj