Te Makabi Netanya kanë një hero të ri, shqiptarin Jahmir Hyka

Mesfushori shqiptar shënoi dy gola në 21 minuta në fitoren 3-2 ndaj Hapoel Hadera , duke e nxjerrë ekipin nga kriza dhe e afruar me Europën



Një hero shqiptar në futbollin izraelit. Të paktën kështu mund të konsiderohet Jahmir Hyka te skuadra Makabi Netanya.

Mesfushori Hyka realizoi dy golat e tij të parë në kampionatin izraelit me fanellën e Makabi Netanya dhe ato ishin në momentin e duhur, pasi skuadra vinte nga një seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore, që e kishin bërë të humbte terren në luftën për pjesëmarrjen në Europë.

Në duelin kundër Hapoel Hadera, të fituar 3-2 nga Makabi Netanya, Hyka, i cili e nisi takimin si titullar, gjeti rrjetën që në minutën e 6-të të sfidës, ndërsa më pas shënoi edhe golin e tretë në minutën e 27-të, në një fillim të vrullshëm për ekipin e tij.

Më pas, Makabi Netanya u tërhoq, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve t’u shënonin dy gola, por ia doli që të mbronte avantazhin deri në fund dhe të merrte tri pikët që i duheshin për t’iu afruar përsëri vendit të tretë që të çon në Europë. Ai mbahet nga Hapoel Ber Sheva, i cili do të jetë kundërshtari i ardhshëm i skuadrës së Hykës në kampionat.

 

Futbollisti i Kombëtares u transferua në Izrael në merkaton e janarit, teksa vendosi të përfundonte aventurën në Amerikë me San Hoze.

Për 31-vjeçarin ishte vetëm ndeshja e tretë në të cilën aktivizohej, për shkak të problemeve fizike. Edhe në intervistën pas ndeshjes, Hyka e pranoi se ishte e vështirë të qëndronte jashtë për një kohë të gjatë, mirëpo tani ndihej më mirë.

“Ishte e vështirë sepse u ktheva nga një periudhë e gjatë jashtë fushave, por kam punuar shumë, jam i lumtur për rikthimin dhe që ndihmova skuadrën të merrte fitoren. Tani ndjehem më mirë dhe është e rëndësishme për mua të gjej vazhdimësinë në mënyrë që të vazhdoj të ndihmoj ekipin. Lodhja? Është e natyrshme, por shpresoj të aktivizohem edhe më shumë në ndeshjet e radhës”, u shpreh Hyka.

Ndërkaq për paraqitjen e sulmuesit foli edhe trajneri i Netanjas, i cili përgëzoi Hykën, ndërsa shtoi se futbollisti nuk është ende në maksimum dhe ka shfaqur vetëm 70% të aftësive të tij.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.