“Kurrë Më!”, Kosova zyrtare respekt për viktimat e Holokaustit (Fotot)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, kanë vendosur kurora në Pllakën Përkujtimore që kujton hebrenjtë kosovarë që u ekzekutuan gjatë Holokaustit



“KURRË MË!”.

Sot në Izrael është Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Heronjve të Holokaustit. “Kujtoni dhe mos harroni gjashtë milionë hebrenj, burra, gra dhe fëmijë, që u masakruan nga nazistët gjatë Holokaustit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë vendosur kurora në Pllakën Përkujtimore që kujton hebrenjtë kosovarë që u ekzekutuan gjatë Holokaustit, pikërisht në vendin ku ka qenë Sinagoga e fundit në Kosovë, deri në vitin 1963.

 

Shqipëria numëron 76 “Të Drejtë midis Kombeve”, të nderuar nga Shteti i Izraelit për kontributin e tyre të çmuar në shpëtimin e hebrenjve. Sot në të gjithë Izraelin dhe kudo ku ka hebrenj.

Janë disa familje kosovare që janë nderuar me çertifikatën e nderimit nga Shteti i Izraelit.

 

Në qershor 2018, familja Sharri nga Prizreni, Faik dhe Sabrije Sharri, u nderuan nga Shteti i Izraelit dhe Yad Vashem me certifikatën e nderit dhe dekoratën “Të Drejtë midis Kombeve”, e njohur ndryshe si “Righteous Among the Nations”, në një ceremoni dinjitoze të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me iniciativën e Bet Israel Kosovo dhe Ambasadës së Izraelit në Serbi, e që aktivitetin e saj diplomatik e shtrin si në Kosovë ashtu dhe Malin e Zi.

Sot, në Izrael, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit, për dy minuta të gjitha makinat ndalojnë dhe u bien borive, ndërkohë që qysh dje flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Kampi i përqendrimit të Aushvicit është dhe më famëkeqi.

Vetëm disa shifra të frikshme.

Në gusht 1942, u deportuan në Aushvic dhe u mbytën me gaz 4100 fëmijë. Mbi 200 000 hebrenj u deportuan nga Franca, Holanda, Belgjika, Jugosllavia, Polonia, Çekia, Sllovakia, Austria dhe Gjermania. Mbi 70% u vranë sa mbërritën. Pasi në korrik 1942 Himleri urdhëroi “shpërnguljen” (shfarosjen) masive të getove polake, deri në fund të vitit 1942 u vranë rreth 2 milionë veta, 713 555 prej të cilëve dhanë shpirt në Treblinka. Në “dushet” e Aushvicit vriteshin me gaz 3000 vetë njëherësh.

“Kurrë më! – Never Again!”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.