Felicita Jakoel, “Shqiponja e Artë” që fluturon midis Shqipërisë dhe Izraelit

“Lici”, siç e thërrasin miqtë e saj në Tiranë, është kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.


Felicita Jakoel, apo “Lici”, siç e thërrasin miqtë e saj në Tiranë, është kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Prej 28 vjetësh, Felicita jep kontributin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve të Izraelit me Shqipërinë, qoftë në nivel politik, ashtu edhe në promovimin e turizmit shqiptar për ata izraelitë.

Felicita dhe babai i saj, Josef Jakoel në vitin 1992

E edukuar nga një baba shembullor, si hebreu i mençur Josef Jakoel, ajo u shndërrua në pikën kryesore të referimit të ndriçimit të rolit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke kontribuar maksimalisht në nderimin e tyre me titullin “Të Drejtë midis Kombeve” nga ana e Shtetit të Izraelit dhe Yad Vashem, Qëndra e Botërore për Përkujtimin e Holokaustit.

Par dy muajsh ajo u nderua me titullin “Shqiponja e Artë” nga ana e Shtetit shqiptar në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë, si një vlerësim i merituar për veprimtarinë e saj dhe komunitetit shqiptaro-hebre që jeton në Izrael.

Ajo ka qenë gjithmonë e pranishme gjatë vizitave të nivelit të lartë në Izrael të presidentëve Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të kryeministrave Sali Berisha dhe Edi Rama, apo të ministrave dhe deputetëve të shumtë.

 

Projekti i madh i saj – një ëndërr e të gjithë hebrenjve që kanë jetuar dhe atyre që banojnë aktualisht në Shqipëri – është ngritja e Muzeumit Hebraik në Shqipëri në “Rrugën e Hebrnjeve” në qytetin e Vlorës.

Felicita po bashkëpunon ngushtë me “American Albanian Developement Fondation” si dhe institucione shqiptare, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Vlorës, për ngritjen e tij, ku do të ekspozohen artefakte autentike, për t’u dhënë mundësi vizitorëve të njohin historinë ende të patreguar plotësisht të bashkëjetesës disashekullore midis shqiptarëve dhe hebrenjve.

Sipas Jakoel, ky muze do të jetë unik në edhe në Europën për atë që ai do të ekspozojë, pasi do të ketë referenca historike jo vetëm për praninë dhe kontributin shquar të hebrenjve në jetën shoqërore dhe atë ekonomike në Shqipëri, por edhe do të tregojë historinë e humanizmit të shqiptarëve, vëllazërinë me hebrenjtë. Një histori dashurie dhe respekti të ndërsjellët.

Felicita Jakoel është një bashkëpunëtore e ngushtë e Ambasadës së Shqipërisë në Izrael, duke qenë promotore e shumë aktiviteteve me karakter shoqëror, për të mbajtur gjallë lidhjet e komunitetit hebre me Shqipërinë, veçanërisht në festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

E diplomuar për Gjuhë-Letërsi, dhe punuar si një pianiste në Akademinë e Arteve në Tiranë, Felicita ka krijuar profilin e vet unik artistik, ku mbizotërojnë instalacionet me gurë, ku tematika mbetet shpesh Shqipëria.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Energjia e pastër, Izraeli investon 3.4 milionë dollarë për kërkime në teknologji inovative

Autoriteti i Inovacionit në Izrael (IIA) dhe Ministria e Energjisë e Izraelit publikuan dy oferta të përbashkëta për propozime për…

SHQIPËRI

Ekonomisti hebre Josef Kantozi, “konti” që luftoi kundër Italisë në Luftën e Vlorës

Josefi e donte Vlorën dhe i çmonte vlonjatët. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë, është në nderin e tyre, të…

KOSOVA

Albion Bikliqi: Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike, Kosova duhet të bashkëpunojë me Izraelin

Një kompani e tillë e cila merret me teknologjinë informative, respektivisht me Machine Learning dhe Intelegjencën Artificiale është Kompania CIS…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Së shpejti Izraeli hap ambasadën në Prishtinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, ka folur në një intervistë të posaçme për Vizion Plus, për njohjen…

MILIARDERËT

“Djemtë e artë”, katër hebrenj në dhjetë më të pasurit e botës

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson listën hebreje me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh, i ndjekur nga gjiganti…

SPYZONE

Roli mahnitës i Mossad në paqen e Lindjes së Mesme

Mossad ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në hije në politikën e jashtme të Izraelit me vendet arabe të…