Izraeli arreston spiunin iranian në Bregun Perëndimor, po ndërtonte një rrjet spiunazhi

Shërbimi izraelit i sigurisë, Shin Bet, akuzon jordanezin se ka punuar në emër të Teheranit për të vendosur lidhjet e spiunazhit, duke u kanalizuar paratë terroristëve palestinezë

Biznesmeni jordanez Thaer Shafut, 32 vjeç, spiuni i Iranit

Forcat izraelite arrestuan një shtetas jordanez që vepronte në emër të inteligjencës iraniane për të krijuar një rrjet spiunësh në Izrael dhe Bregun Perëndimor gjatë këtij vit, bëri të ditur shërbimi i sigurisë Shin Bet.

Biznesmeni jordanez Thaer Shafut, 32 vjeç, u dërgua në Bregun Perëndimor vitin e kaluar “në emër të inteligjencës iraniane për të kryer misionet që synonin të ngrinin një rrjet në Izrael dhe Bregun Perëndimor, të cilat do të përdoreshin për operacione të fshehta për iranianët, citohet Shin Bet nga gazeta izraelite “The Times of Israel”.

Sipas shërbimit të sigurimit Shin Bet, Shafut hyri në territorin izraelit në korrik-gusht 2018, pas marrjes së udhëzimeve nga dy operativë iranianë arabe në Liban dhe Siri, të cilët u identifikuan si Abu Sadek dhe Abu Jaffar. Këto takime pohoet se vazhdonin midis 2018 dhe 2019.

Shafut synonte për të krijuar lidhje biznesi në Izrael dhe Bregun Perëndimor, me qëllim që të formonte një bazë operacionesh për veprimet e ardhshme të inteligjencës iraniane, tha Shin Bet.

Sipas Shin Bet, Shafut shihej gjithashtu nga iranianët si një mjet për të kanalizuar paratë ndaj operativëve terroristë në Bregun Perëndimor dhe Izrael. Irani ndihmon në financimin e operacioneve të grupit terrorist të xhihadit islamik palestinez, si dhe të Hamasit.

Shafut u arrestua në qytetin e Hebronit në prill, megjithëse kjo u mbajt e fshehtë deri ditën e sotme.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.