Si shpëtuan qindra hebrenj Konti Motesiczky dhe çifti Lingens

Me rastin e 75 vjetorit të vdekjes të Karl Motesiczky, Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg, IRWF vendosi ta shpallë rezidencën e tij në Hinterbruhl si “Shtëpia e Jetës” – “House of Life”.


Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes të Karl Motesiczky, “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg”- IRWF, vendosi ta shpallë rezidencën e tij në Hinterbruhl si “Shtëpia e Jetës” – “House of Life”.

Karl Wolfgang Franz Konti Motesiczky ishte një psikanalist shumë i njohur austriak që i bëri rezistencë Nazizmit.

Konti Motesiczky lindi në vitin 1904, në një familje të pasur dhe aristokratike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështjella e tij madhështore në Hinterbruhl shpëtoi dhe u dha strehë përkohësisht Hebrejve dhe pjestarëve të rezistencës.

Edhe Dr. Kurt Lingens dhe gruaja e tij, Ella Lingens i ndihmonin dhe i fshihnin hebrenjte dhe po ashtu i mbështesnin edhe financiarisht. Ella kishte lindur me 1908 në Vjenë. Ajo kishte doktoruar në drejtësi dhe po ashtu studjoi mjekësi, ndërsa Dr.Kurt Lungens, kishte lundur në 1912 në Düsseldorf. Në vitin 1939 çiftit i kishte lindur nje djalë.

Në tetor të vitit 1942, çifti Lingens dhe Konti Motesiczky u arrestuan nga nazistët. Mjerisht ata u denoncuan nga një hebre, që më vonë do ta deportohej edhe ai në Auschwitz, ku do të vdiste.

Kurt u dërgua si ushtar në frontin rus, ku u plagos me plagë serioze, ndërsa Konti Motesiczky dhe Dr. Ella Lingens do të deportoheshin në Auschwitz. Motesickzy vdes nga tifoja, ndërsa Dr.Ella Lingens arrin t’i mbijetojë edhe marshit të vdekjes nga Auschwitz në Dachau, ndërkohë që si mjeke ajo u shërbeu dhe i dha ndihmë shumë hebrejve në kampin e vdekjes.

Kështjella e Kontit Motesickzy në Hinterbruhl ishte kthyer në një SOS-Children’s villages. Më 1961, nëna dhe motra e Motesiczky ngritën një memorial në kujtim të Karl që u shkatërrua në vitin 2000 dhe mbi të u vendosën kryqet e nazizmit. Në 2007 mbi kështjellë u vendos një Stopelstein, pllakë mbishkrimi në kujtim të Kontit Motesickzy.

Konti Motesiczky dhe Kurt Lingens e Dr. Ella Lingens njihen zyrtarisht si të Vyrtytshmit dhe “Të Drejtit midis Kombeve” në Yad Vashem.


Në një deklaratë të përbashkët, Eduardo Eurnekian dhe Baruch Tenembaum, respektivisht Presidenti dhe Themeluesi i “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg” nënvizuan se : “Konti Motesiczky ishte një nga shpëtimtarët më të dalluar që pagoi çmimin më të shtrenjtë për të shpëruar jetët e të tjerëve. Ai u shua më 25 Qershor 1943, 75 vjet më parë. ( Deklarata mban datën dhe vitin 2018 – shenim i perk.) . Në këtë përvjetor jemi krenar ta shpallim shtëpinë e tij House of Life, Shtëpia e Jetës, dhe këtu do të qendrojë nje memorial i përhershëm si trashëgimi unike”.

 Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes të Karl Motesiczky, “Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg”- IRWF, vendosi ta shpallë rezidencën e tij në Hinterbruhl si “Shtëpia e Jetës” – “House of Life”.

Ella Lingens u lirua nga kampi i përqendrimit nga amerikanet në majin e 1945. Ajo sa jetoi i dëshmoi krimet e nazizmit. Shkroi edhe një libër menjëherë pas luftës që titullohet “Të burgosurit e frikës”. Ella u largua nga kjo jetë ne 2002 në moshën 94 vjeçare.

Çifti Lingens u divorcua pas luftës dhe Kurt Lingens emigroi në SHBA ku punoi si mjek.

Djali i tyre Peter Michael Lingens është gazetar jeton në Vjenë./Përgatiti Elida Buçpapaj- VOAL.al/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.