Liga e Europës, barazim 1-1 mes Laçit dhe Hapoel Be’er Sheva

Ka përfunduar në barazim 1–1 takimi i raundit të parë eliminator midis Laçit dhe Hapoel Ber Shevës.


Ka përfunduar në barazim 1–1 takimi i raundit të parë eliminator midis Laçit dhe Hapoel Ber Shevës. Skuadra kurbinase ishte shumë pranë marrjes së një rezultati pozitiv, por izraelitët ia dolën të barazonin shifrat në pjesën e dytë. Javën e ardhshme Laçi udhëton në Izrael, ku u duhet të shënojë medoemos gol.

Kurbinasit e fillojnë takimin në mënyrë perfekte. Një harkim nga e majta gjen Nuabuezen, i cili godet saktë me kokë dhe çon shifrat në 1–0. Më pas izraelitët marrin kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë portën e Laçit. Xhixha i afrohet golit të dytë me një goditje nga mesi i fushës, por traversa i mohon një gol fantastik.

Në të dytën Hapoel Ber Sheva fillon e bëhet akoma më kërkuese. Tentativat e vazhdueshme të skuadrës mike konkretizohen në gol në minutën në minutën e 78-të, kur një goditje e Levit përfundon në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Selmani.

E enjte, 11 korrik 2019 (17:30 )
Europa League, raund i parë i kualifikueseve

Laçi 1 – 1 Hapoel Ber Sheva
Shënues: Nuabueze 3′ / Levi 78′

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.