Trajneri i Laçit, Starova: Më kënaq dhe barazimi pa gola ndaj Hapoel Be’er Sheva

Sulejman Starova e pret plot besim ndeshjen e sotme në Ligën e Europës ndaj Hapoel Be’er Shevës, për Ligën e Europës


Sulejman Starova e pret plot besim ndeshjen e sotme në Ligën e Europës ndaj Hapoel Be’er Shevës. Trajneri i Laçit është i kënaqur me gjendjen e skuadrës para sfidës me izraelitët, me ingranimin e lojtarëve të rinj dhe me përqendrimin që ka grupi. Ai pohon se Laçin e favorizon fusha dhe njohja që ka për kundërshtarin, por e pranon se duhet fat që ndeshja e parë të kalohet me sukses, duke bërë që diferencat në buxhetet mes dy klubeve të mos duken në fushë.

GJENDJA – “Jemi gati për ndeshjen e parë europiane. Kemi njohuri për skuadrën kundërshtare dhe mendoj se kemi disa avantazhe. Kemi avantazhin e fushës dhe të shpirtit të garës që na karakterizon. Ata nuk na njohin fare. Janë një skuadër e fortë financiarisht dhe kuptohet që kanë lojtarë cilësorë. Kanë një të kaluar të afërt, kur kanë luajtur ndaj Interit dhe disa lojtarë besoj janë akoma në ekip. Kemi parë disa ndeshje të tyre dhe kemi shpresë që nëpërmjet shpirtit të garës të kapim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”, tha fillimisht Starova për “Panorama Sport”.

REZULTATI – “Barazim pa gola? Pse jo? Do të më kënaqte. Dua që të jetë e hapur deri në fund gjithçka sa i takon kualifikimit për në turin tjetër”.

TË RINJTË – “Praktikisht, jam i kënaqur me ekipin nga stërvitja dhe nga tri ndeshjet miqësore që kemi luajtur. Puna vazhdon dhe shpresoj që të rritet niveli në periudhën që do të na mbetet deri në fillim të kampionatit. Kemi pasur një dëmtim, siç ishte Eleri, që na ka prishur punë, por kemi afruar disa lojtarë që kanë kapur formacionin, siç janë sulmuesi kryesor, lojtari brazilian dhe Shehu. Kemi konkurrencë dhe shpresojmë që kjo të na shërbejë. Dallojmë që kemi skuadër të mirë, por duhet të kuptojmë se kemi përballë një skuadër superprofesioniste dhe duhet ta përballojmë me mënyrën tonë. Me pak fat, mund t’ia dalim”./Panorama Sport/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.