Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku: Populli ynë ka si shembull Izraelin

Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Vlora Çitakun ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe e ka botuar në gazetën e madhe “The Times of Israel”. Qëndrimet e qeverisë së Kosovës ndaj Izraelit, pse populli kosovar e merr si shembull Shtetin e Izraelit dhe tema të tjera me interes janë fokusin e shkrimit.


Nga Larry Luxner, The Times of Israel

TEL AVIV – Në 2013, Vlora Çitaku, atëherë ministre e vendit të saj për Integrimin Europian, u bë zyrtari i parë i qeverisë së Kosovës që të kalonte në Serbinë fqinje – i njëjti vend që mohon ekzistencën e Kosovës si një komb.

Javën e kaluar, Çitaku bëri përsëri historinë duke vizituar Izraelin – ambasadori i parë kosovar në Shtetet e Bashkuara për ta bërë këtë – si pjesë e një delegacioni prej tetë anëtarësh që përfshinte gjithshjtu edhe diplomatë me bazë në SHBA nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Mali i Zi, Polonia, Hondurasi dhe Republika Dominikane.

Megjithatë, ndryshe nga ato vendet e tjera, Kosova nuk ka marrëdhënie me Izraelin. Dhe ky është një turp i vërtetë, tha Çitaku, e cila kaloi tetë ditë këtu si pjesë e Projektit të Këmbimit (Project Interchange ) të Komitetit Amerikan Hebraik (American Jewish Committe).

“Isha hipnotizuar me potencialin e këtij vendi”, më tha ambasadorja 38-vjeçare, të dielën, para se ajo të kthehej në Uashington. “Fatkeqësisht, shumë kosovarë nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Izraelin, por populli ynë e shikon Izraelin si një shembull se si mund të ndërtohet një shtet. Ashtu si këtu, kemi rininë dinamike, të zgjuar dhe kompetente, të cilët gjithashtu ka qëlluar që të jenë shumë krijuesë dhe inovativë”.

Ashtu si çdo turist i zakonshëm, Çitaku dhe shokët e saj ambasadorë u ngjitën në gërmadhat e Masadës, eksploruan kështjellat e kryqëzatave në Akko, bënë selfie teksa lundronin në Detin e Vdekur dhe shijuan darkën e Shabatit me një familje hebreje-ortodokse në Jerusalem.

Ata gjithashtu bënë disa gjëra që vetëm VIP-at u lejohet ta bëjnë: të vizitojnë kufirin e Izraelit me Gaza nën mbrojtjen e zyrtarëve të IDF-së (ushtrisë izraelite), të takojnë vajzat palestineze që punojnë si inxhinierë softueresh për një firmë të teknologjisë së lartë në Ramallah dhe të inspektojnë tunelet e Hezbollah të zbuluara kohët e fundit përgjatë kufirit me Libanin.

Vlora Çitaku viziton imigrantët kosovarë në Jerusalem. (Foto: Vlora Çitaku)

 

“Gjëja më e jashtëzakonshme që unë mora me vete nga kjo vizitë është mënyra unike në të cilën popullsia hebreje e do vendin e tyre. Nuk ka tw dytw,”tha ajo. “Ne të gjithë i duam vendet tona, por kurrë nuk kam parë ndonjë gjë si ajo që kam parë në Izrael. Ajo që e bën shoqërinë hebreje të ndryshme është konsistenca. Ata luftuan në luftë kur ishte e nevojshme, por e mbajtën premtimin. Hebrenj nga e gjithë bota janë kthyer për të ndihmuar në rindërtimin e kombit të tyre “.

Vendi i radhës në frontin e spastrimit etnik

Çitaku përfaqëson një vend të mbyllur pa dalje në det, me 1.8 milionë banorë, rreth 95% prej tyre myslimanë shqipfolës (rreth 56 hebrenj gjithashtu jetojnë aty, pothuajse të gjithë në qytetin mesjetar të Prizrenit).

Më pak se gjysma e madhësisë së Izraelit, Kosova dikur ishte provincë autonome e Serbisë, e cila dhe aj vetw ishte një nga gjashtë republikat që përbëjnë ish-Jugosllavinë. Në fakt, gjatë Mesjetës, Kosova ishte aq e rëndësishme për jetën kulturore, diplomatike dhe fetare të Serbisë, saqë u njoh si “Jeruzalemi Serb”.

Pas gjakderdhjes në Ballkan që pa shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, lideri serb, Slobodan Millosheviç, luftonte për të ruajtur zotërimin e Beogradit mbi Kosovën gjatë luftës së viteve 1998-99. Por, pasi NATO filloi një fushatë bombardimi të fuqishme ajrore për të parandaluar një fatkeqësi humanitare në Kosovë, forcat serbe u dëbuan dhe zona ra nën administrimin e OKB-së.

Edhe pse me kundërshtimet serbe (dhe ruse), Kosova u nda nga Beogradi në vitin 2008. Ndërsa të dy fqinjët kanë ndërmarrë hapa paraprakë drejt pajtimit, fantazmat e së kaluarës vazhdojnë të pengojnë që të dyja palët të ecin plotësisht përpara – ose t’i bashkohen në Bashkimin Evropian.

Vlora Çitaku viziton qytetin e vjetër të Jeruzalemit

 

Çitaku e njeh këtë histori gjithashtu shumë mirë. E lindur në vitin 1980, ambasadorja e ardhshme u rrit si refugjate, me një vend të frontit në luftën civile që vrau rreth 10,000 njerëz dhe formoi fatin e saj. Ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë ditën kur ushtarët serbë e deportuan Çitakun dhe tre motrat e saj në Maqedoninë fqinje – duke i ndarë ata nga prindërit e tyre – si pjesë e një fushate spastrimi etnik që preku miliona në të gjithë ish-Jugosllavinë.

“Serbët refuzojnë të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës. Por më shumë dhimbje, ata refuzojnë të marrin përgjegjësinë historike për krimet e tyre të luftës – jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë ish-Jugosllavinë. Këto krime, të kryera nën Millosheviçin, ishin më të urryerat në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ajo. “Mbi një milion kosovarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre”.

Falë njohjes së gjuhës angleze, Çitaku në moshën 18-vjeçare filloi të punonte si një ndërmjetëse dhe përkthyese për revistën “Time” dhe mediat e tjera, meqë të gjitha mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur.

Ajo më vonë u bë një zëdhënëse e vetë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe iu bashkua krahut politik të demilitarizuar të UÇK-së, Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo shërbeu dy mandate në parlament para se të bëhej ministre e Jashtme në detyrë dhe përfundimisht ministre e Integrimit evropian.

Kosova: Askush nuk është më pro-amerikan

Pas një kohe si konsulle e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ajo u bë ambasadore në Shtetet e Bashkuara në gusht 2015 dhe është veçanërisht aktive në mediat sociale, me 83,000 ndjekës në Twitter dhe rreth 47,000 në Facebook.

Aktualisht, Kosova ka marrëdhënie formale me 116 vende dhe mban më shumë se 40 misione diplomatike anembanë botës. Megjithatë, asnjë nuk është më i rëndësishëm se ai i Uashingtonit, të cilin Çitaku e ka drejtuar për gati katër vjet e gjysmë.

Vlora Çitaku (qendër) duke parë jashtë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

 

E vendosur në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet edhe Bashkimi Europian, ambasada e saj punëson shtatë diplomatë. Çitaku konsiderohet si një nga ambasadorët më popullore dhe më tërheqëse në Uashington – dhe që nga dita e saj e parë në punë, ajo ka përdorur influencën e saj për të fituar miq të Kosovës në “Capitol Hill”.

“Ne jemi të bekuar që kemi gëzuar mbështetje dypalëshe” nga të dyja palët, demokratët dhe republikanët, vuri në dukje ajo. “Eliot Engel është kampioni ynë në Kongres, por po kështu ishte edhe John McCain – dhe ne po zgjerojmë numrin e miqve në Kongres çdo ditë”.

Në këtë drejtim, dy kombet janë të ngjashëm. Në fakt, ajo tha, “Izraeli dhe Kosova kanë shumë më tepër të përbashkëta se sa do ta kuptonin. Ne jemi të dy vendet e vogla dhe ne jemi të dy fqinjë me ‘armiq’. Të dy jemi pro-amerikan dhe ne të dy kemi një diasporë shumë të fortë që luajti rol vendimtar në çlirimin tonë dhe ndërtimin e shtetit”.

Kosova është, me të dyja duart, vendi më pro-amerikan në Tokë. Sipas vlerësimeve të Gallup’s World Leaders: anketa e 2019, 80% e banorëve të Kosovës miratojnë udhëheqjen e SHBA-ve në botë, duke i lënë pas Shqipërinë (69%) dhe Izraelin (67%).

Në ekstremin tjetër, vetëm 17% e serbëve kishin ndonjë gjë të mirë për të thënë për Shtetet e Bashkuara, të cilat, në fund të fundit, e udhëheqën fushatën anti-serbe të NATO-s në vitin 1999 mes akuzave të gjera për spastrim etnik.

Vlora Çitaku (në qendër), takohet me Yasmeen dhe Dara, dy inxhinierë të reja softuerësh në Ramallah.

 

Çfarë po pengon njohjen izraelite?

Kosova është gjithashtu intensivisht pro-Izrael. Në shtator 2018, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njoftoi publikisht se do të ngrinte një ambasadë në Jerusalem nëse do të fitonte njohje diplomatike nga Izraeli.

“Kosova mbështet një zgjidhje dy-shtetesh. Ne besojmë se palestinezët dhe izraelitët duhet të jenë në gjendje të jetojnë në paqe, pranë njëri-tjetrit si fqinjë. Ashtu si ne. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, por kur bëhet fjalë për objektivat kryesore të politikës së jashtme, Kosova gjithmonë ndjek pozicionin amerikan.”

Ajo shtoi, shpejt e shpejt: “Kjo nuk është për shkak se ne jemi të bindur, por sepse e dimë se ku qëndrojmë”.

Deri më tani, vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala kanë shkuar aq larg sa të shpallin Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit; edhe Shqipëria nuk është gati të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi, ambasadori i saj këtu, Bardhyl Çanaj, na tha javën e kaluar.

Disa vëzhgues kanë lënë të kuptohet se Izraeli është duke u larguar nga frika se do të dëmtojë aleatët e saj serb, por Çitaku beson se ngurrimi i tij nuk ka të bëjë fare me Kosovën apo Serbinë.

Vlora Çitaku dhe ambasadorë të tjerë në Uashington vizitojnë kufirin e Izraelit me Gazën.

 

“Kjo është më e lidhur me dinamikën rajonale këtu në Lindjen e Mesme”, tha ajo, një aluzion i mundshëm ndaj aspiratave palestineze të shtetësisë. Përveç Izraelit, vendet e tjera që e kanë ndalur njohjen e Kosovës përfshijnë Spanjën, Marokun, Rusinë, Kinën dhe Indinë, si dallim nga deklaratat e njëanshme të pavarësisë – duke përfshirë edhe territoret që ata kontrollojnë.

“Megjithëse Izraeli nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, ata gjithmonë kanë qenë shumë mbështetës ndaj nesh”, tha ambasadori. “Ne të gjithë e mbajmë mend kur presidenti i Izraelit vizitoi kampet e refugjatëve dhe mbështetjen që kemi marrë nga qeveria izraelite gjatë ditëve më të errëta të jetës sonë, kur Izraeli mori refugjatë kosovarë”.

Shumë më tepër kohët e fundit, tha ajo, “Izraeli ka votuar në favorin tonë sa herë që ka pasur mundësi” në mbështetje të përpjekjeve të dështuara ndonjëherë të Kosovës për t’u bashkuar me organet ndërkombëtare si Interpoli, Banka Botërore dhe FMN.

Edhe pa lidhje diplomatike, të dy vendet po flasin për ngritjen e zyrave të tregtisë në kryeqytetet e njëri-tjetrit. Përpunimi i ushqimit dhe bujqësia thuhet se janë sektorët më premtues për bashkëpunimin e biznesit izraelito-kosovar, ndonëse vendi gjithashtu kërkon investime izraelite në sektorin e energjisë, sigurisë dhe IT.

Çitaku për serbët: Koha për ‘le të shkojë’

Për momentin, 11 kompani izraelite janë aktive në Kosovë. Më e madhja është një ndërmarrje e përbashkët izraelito-gjermane prej 175 milionë eurosh që përfshin një central elektrik 105 megavatësh në Kosovën e Veriut që do të shesë energji elektrike për qeverinë gjatë një periudhe 12-vjeçare. Enlight Renewable Energy Solutions Ltd tha se projekti, i cili pritet të hyjë në internet në vitin 2020, përfshin 27 turbina me erë dhe ka një jetëgjatësi prej 30 vjetësh.

Nga e majta: Modesta Imeri, këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Uashington; gazetari Larry Luxner; dhe Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

 

Duke pasur parasysh shkallën e papunësisë prej 27% dhe vështirësinë që kosovarët kanë në marrjen e vizave për të udhëtuar kudo në Evropë, çdo investim i huaj në vendin e varfër është i mirëpritur.

Megjithatë, fakti që Kosova, si Shqipëria, është një vend me shumicë myslimane, nuk ka qëndruar kurrë mënjanë në rrugën e marrëdhënieve të saj me hebrenjtë apo Izraelin. Nuk është sekret se shumë kosovarë, si Arslan Resniqi, fshehën hebrenjtë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u nderuan më vonë nga Yad Vashem i Izraelit – Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit në Jeruzalem – si “Të drejtë mes Kombeve”.

Kosova gjithashtu i dha botës Nënë Terezën, familja e së cilës erdhi nga Prizreni. Ky qytet është gjithashtu ku do të fillojë ndërtimi më vonë këtë vit muzeu i parë hebraik të Kosovës, me ndihmën e myslimanëve shqiptaro-amerikanë në zonën e Nju Jorkut. Projekti i muzeut-sinagogë prej 300,000 dollarë drejtohet nga Votim Demiri, 72 vjeç, patriarku i komunitetit të vogël hebraik të Kosovës.

“Kosova është shumë sekulare dhe feja nuk është shtylla kryesore e identitetit tonë”, tha Çitaku, duke kujtuar se si një fëmijë, familja e saj do të festonte Fitër Bajramin, si dhe Krishtlindjet dhe Pashkët. “Ne kurrë nuk kemi lejuar që feja të na ndajë. Identiteti ynë është ndërtuar rreth gjuhës sonë dhe historisë tonë të përbashkët.”

Para se të përfundonim intervistën tonë, Çitaku paralajmëroi se shtatë milionë njerëzit e Serbisë duhet të “çlirohen nga mitet” e Kosovës që vazhdojnë ta mbajnë peng vendin e tyre dhe ekonominë e tyre në vështirësi.

“Ne kemi qenë të trajtuar për shumë kohë si qytetarë të klasit të dytë,” u ankua ajo. “Por ne e dimë shumë mirë se realiteti i një Kosove të pavarur – dhe anëtarësimi në NATO dhe BE – është i pakthyeshëm. Herët më mirë se sa më vonë, çdo vend duhet ta njohë këtë fakt. Ne duam të lëvizim, por Serbia duhet të jetë e gatshme të largohet nga ne.”


RRETH AUTORIT LARRY LUXNER

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.