Ambasadori Gendler në zonat e dëmtuara: Izraeli do të jetë gjithmonë pranë jush

Bashkë me grupet e ekspertëve izraelitë në zonat e prekura nga tërmeti në terren ka shkuar edhe vetë ambasadori i izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler


Bashkë me grupet e ekspertëve izraelitë në zonat e prekura nga tërmeti në terren ka shkuar edhe vetë ambasadori i izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler. Përfaqësuesi i diplomacisë izraelite ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në shtëpitë e zonës së Shkafanës dhe Maminasit në qarkun e Durrësit.

Sipas ambasadorit Gendler ajo që ekipi inxhinierëve të izraelit po bën, inspektimi, është faza e parë e punës në terren, pasi më vonë do të kalohet në fazën tjetër ku do të vendoset se çfarë do të bëhet me shtëpitë e dëmtuara.

“Ne kemi sjellë një grup inxhinierësh për t’u ardhur në ndihmë me inspektimet në çdo banesë të dëmtuar, kur të dilet në konkluzion do të nisim me fazën tjetër për të vendosur nëse ndërtesat e dëmtuara duhet të rindërtohen, t’u vendosen struktura mbrojtëse apo të shkatërrohen. Ne po kujdesemi që banorët të dalin nga paniku dhe të sigurohen që ne do t’i riparojmë banesat e tyre.”tha Gendler

Duke falenderuar ambasadorin e Izraelit, Prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto e ka vlerësuar edhe grupin e ekspertëve izraelitë për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira post tërmet.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.