Felicita Jakoel: Meta në Izrael, takim edhe me komunitetin shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit (22-23 janar 2020) për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të Aushvicit-Birkenau, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin. Sipas, kryetares së Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, Meta do të zhvillojë edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Izrael.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit (22-23 janar 2020) për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të Aushvicit-Birkenau, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Në Forumin Botëror të Holokaustit, i cili do të zhvillohet në Jeruzalem, marrin pjesë gjithashtu 26 presidentë, 4 mbretër dhe 4 kryeministra nga vende të ndryshme.

Sipas, kryetares së Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, Meta do të zhvillojë edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Izrael.

“Në daten 23-22 Janar, do te organizohet ne Jeruzalem Forumii Ndërkombëtar i Holokaustit, si edhe perkujtimi i 75-të vjetorit te çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvicit-Birkenau. Titulli i forumit që do të zhvillohet në Yad Vashem do te jete “Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin”. Jane te ftuar udheheqes te shume shteteve te botes si edhe Presidenti i Republikes se Shqiperise Ilir Meta. Po keshtu ne Jeruzalem do te organizohet nje takim midis perfaqesuesve te komunitetit tone dhe Presidentit Meta. Falenderojme te gjithe ata qe do te marrin pjese ne takim. Urojme gjithashtu qe ky aktivitet nderkombetar kaq i rendesishem ku do te marrin pjese personalitetet me te shquara te botes, te jete nje sukses!”, shkruan Jakoel në një postim të sajin në faqen e grupit të komunitetit shqiptar në Izrael.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.