“Qytetet e Zgjuara”, Bashkia e Korçës merr pjesë në “MUNI-EXPO 2020” në Izrael

Shqipëria po merr pjesë në MUNI-EXPO 2020 në Izrael me një ekip nga qyteti i Korçës i kryesuar nga Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe deputeti Niko Peleshi, ish-Kryetar i Bashkisë dhe prefekt i Korçës, si dhe përfaqësues i Shoqatës së Autoriteteve Lokale të CoE (Local Authorities Association of CoE)


Shqipëria po merr pjesë në MUNI-EXPO 2020 në Izrael me një ekip nga qyteti i Korçës i kryesuar nga Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe deputeti Niko Peleshi, ish-Kryetar i Bashkisë dhe prefekt i Korçës, si dhe përfaqësues i Shoqatës së Autoriteteve Lokale të CoE (Local Authorities Association of CoE)

Sipas Ambasadës Shqiptare në Izrael, ngjarja vjetore e Qendrës së Pushtetit Lokal (Local Government Center) është mbledhja më e madhe e pushtetit vendor në Izrael. Përafërsisht 8,000 drejtues ekzekutiv marrin pjesë në këtë ngjarje nga 257 bashki dhe 400 kompani lokale dhe korporata.

Bashkia Korçë ka dëshmuar të jetë shumë aktive në përqafimin e strategjive inovative, se si ta shndërroni qytetin në një qytet të zgjuar dhe tërheqës për të huajt, prandaj kjo ngjarje mund të shërbejë si një qendër prodhuese për inovacionin, sipërmarrjen e biznesit dhe gërshetimin e marrëdhënieve të biznesit.

Vetëm një herë në vit të gjithë mund të takohen së bashku, i gjithë niveli i lartë bashkiak i Izraelit, për një përvojë të jashtëzakonshme të takimit, studimit, shkëmbimit të mendimeve dhe ideve dhe ekspozimit ndaj furnitorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë sektor”, shkruan ambasada shqiptare në Izrael në një njoftim të saj në rrjetet sociale.

Ekipi shqiptar, përveç pjesëmarrjes në MUNI-EXPO, u takua me themeluesin dhe kryetarin ekzekutiv të Jerusalem Venture Partners (JVP) Dr. Erel Margalit, dhe me kryebashkiakun e Ohrit, Konstantin Georgieski, duke prekur bazat në temat me interes të ndërsjellë.

Ata u takuan me Think Tank Think Creative, vizituan Qendrën Peres për Paqen (Peres Center for Peace), Qendra e Sipërmarrësisë në Universitetin Hebraik etj.

Në takime ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Albania is participating with a team from Korca City headed by Mr. Sotiraq Filo, Mayor of Korca and MP Niko Peleshi…

Posted by Ambasada Izrael on Wednesday, February 19, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.