Dr. Jürgen Bühler, President i ANKJ: Fryma e Premtimit

Këtë fundjavë ne do të festojmë festën biblike të Shavotit. E njohur ndryshe në qarqet e krishterë si Rrëshajët/Pentakosti, ajo mbahet zakonisht si dita e lindjes së Kishës. Për shumë shekuj ajo shihej si fillimi i një institucioni që e zëvendësoi apo e shkriu /anashkaloi popullin e Izraelit.


Nga Dr. Jürgen Bühler, President i ANKJ

Këtë fundjavë ne do të festojmë festën biblike të Shavotit. E njohur ndryshe në qarqet e krishterë si Rrëshajët/Pentakosti, ajo mbahet zakonisht si dita e lindjes së Kishës. Për shumë shekuj ajo shihej si fillimi i një institucioni që e zëvendësoi apo e shkriu /anashkaloi popullin e Izraelit. Ky ka qenë mendimi i përgjithshëm i kishave tradicionale për pjesën më të madhe të historisë së kishës. Supozimi se Perëndia mbaroi punë me popullin e Izraelit dhe që ne, kisha, jemi populli më i mire dhe i ri i Perëndisë. Për shumë të krishterë, Perëndia e ka zhveshur popullin e tij nga trashëgimia dhe për këtë na ka dhënë një “Dhiatë të Re” në të cilën Ai largoi bekimet nga Izraeli dhe i derdhi ato mbi kishën e johebrenjve.

Megjithatë kur Pali u shkroi letra kishave në Azinë e Vogël, Greqi dhe Romë, ai nuk mendoi për shkrimet e tij si kapituj të një libri të ri të quajtur “Dhiata e Re”. Për besimtarët në kishën e hershme, shprehja “Dhiata e Re” nuk qe emri i një libri apo i ndonjë lëvizje të re fetare. Për ta, ai përshkruante një realitet të ri shpirtëror që formoi dhe tranformoi jetët e tyre në mënyrë dramatike. “Besëlidhja e Re” përshkroi një përvojë që populli hebre kishte kohë qe e priste dhe e shpresonte prej shumë shekujsh. Ajo qe një përmbushje integrale e pritjeve profetike, shpenguese të Izraelit për breza. Personi që përdori i pari këtë shprehje “Besëlidhje e Re” nuk shte Jezusi apo Apostujt e hershëm por një nga profetët e lashtë më të mëdhenj të hebrenjve – Jeremia.

Jeremia jo vetëm që shpalli shkatërrimin e Jeruzalemit dhe dëbimin në Babiloni por ai ishte edhe një nga lajmëtarët më të mëdhenj të rimëkëmbjes së lavdishme të ardhshme për Izraelin. Pasazhet më të njohura për rimëkëmbjen nga Jeremia janë në kapitujt 30-33, në të cilat Perëndia pohon “dashurinë e Tij të përjeshtme” për Izraelin (31:3) dhe premton se do ti kthente në atdheun e tyre prej “veriut”
dhe “skajeve më të largëta të tokës” (31:8). Proçesi i rimëkëmbjes së Izraelit është një mesazh që u duhet shpallur kombeve; po, madje deri në skajet më të largëta të botës, duke thënë: “Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.” (31:10) Madje Perëndia pohon përmes Jeremias që me po atë vendosmëri me të cilën Ai shpërndau Izraelin, Ai do të mëkëmbë, ndërtojë dhe rimbjellë në Vend (31:28).

Si kulmi i këtij proçesi rimëkëmbës, Perëndia shpalli përmes Jeremias se do të bënte diçka fringo të re që do të kapërcente edhe thjesht rimëkëmbjen e Izraelit në lavdinë e dikurshme. Perëndia
shpalli se një Besëlidhje e Re e lavdishme po afrohej!

“Ja do të vijnë ditët në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës; jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t`i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre, thotë Zoti. Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve, thotë Zoti: Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.” (Jeremia 31:31-33)

Fraza aktuale “Dhiata e Re” ka ardhur tek ne përmes përkthimit latin të Biblës (Vulgatës) që u hartua nga Jeromi, një atë i kishës së hershme në Betlehem. Ai përktheu “Besëlidhja e Re” si “Dhiata e Re” dhe që nga ajo kohë ngeli kjo frazë brenda Krishtërimit.

Sidoqoftë, Besëlidhja e Re është në shumë mënyra një shprehje më e mire se Dhiata e Re, sepse thekson më shumë një marrëdhënie sesa një document ligjor. Jeremia parashikon për popullin e tij një lloj të ri marrëdhënie që do të jetë shumë më e mire se ajo e themeluar në Sinai. Mbi malin Sinai, Zoti Perëndi po i jepte Izraelit një ligj, që në parim, ishte i patëmetë dhe frymëror. Sidoqoftë, sfida nuk ishte shumë ligji vetë por populli.. Izraeli – dhe bashkë me ta, raca njerëzore – u përpoq të përmbushte urdhërimet e Perëndisë, saqë Mbreti David thirri: “asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.” (Psalm 14:3). Kjo besëlidhje e re e premtuar do të merrej me problemin më të madh të njerëzimit – atë të zemrës së njeriut.

Shtysa madhore që do të bënte të mundur zbatimin e kësaj Besëlidhje të Re është Fryma e Shenjtë. Ezekieli e përshkruan kështu: “Do t`ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t`ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.” (Ezekiel 36:26-27).

Kjo deklaron se Besëlidhja e Re do të jetë një transformim rrënjësor i zemrës. Perëndia do të shkruajë Torën e Tij (ligj) jo si në malin Sinai mbi rrasa guri por mbi zemrat njerëzore. Sipas
Ezekielit, ky shndërrim i “zemrave të ngurta” në “zemra mishi” do të realizohet përmes Frymës së Shenjtë që do të vijë mbi popullin e Tij.

Është në dritën e kësaj besëlidhje të re të premtuar që duhet të shihet Pentakosti.

“Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.” (Veprat 2:1-4)

Ndryshe nga Mali Sinai, kur Perëndia zbriti me zjarr dhe i dha Moisiut ligjin të shkruar mbi rrasa guri, aty në Dhomën e Sipërme flake zjarri zbritën mbi enë njerëzore. Rezultati ishte ndryshimi i zemrës së dishepujve të hershëm hebrenj dhe jetët e tyre u ndryshuan plotësisht.

Sipas Jezusit, ky transformim prej Frymës së Shenjtë në Besëlidhjen e Re do të jetë kaq rrënjësor saqë do të ndiheshe sikur “do të rilindeshe”. Jezusi bëri një deklaratë të mirënjohur me Nikodemin, një nga mësuesit e shquar të Toras të kohës së tij: “ … nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë .” (Gjoni 3:3). Por ky dijetar i Toras u habit: “Si mund të ndodhin këto gjëra? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?” (Gjoni 3:4.9) Jezusi u përgjigj me habi: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?” (Gjoni 3:10) Me fjalë të tjera, si një dijetar i zoti në Shkrimet Hebraike, Nikodemi duhet ta kishte ditur këtë. Profetët qenë plot me premtime për një ndryshim hyjnor të zemrës. Prej shumë kohës Moisiu kishte mall për një pagëzim me Frymën e Shenjtë si komb (Numrat 11:29) dhe parashikoi një ditë kur Perëndia do të rrethpriste zemrat e kombit (Lip 30:6-8) gjë që do të mundësonte zbatimin e urdhërimeve të Tij nga Izraeli.

Me pak fjalë, ardhja e Frymës së Shenjtë ditën e shënuar të Pentakostit nuk qe një gjë e papritur që i çuditi të gjithë. Qe diçka e premtuar, që pritej dhe për të cilën ishin gati. Prandaj Jezusi i urdhëroi dishepujt e tij të qëndronin në Jeruzalem për të pritur “premtimin e Atit”.

Kur Fryma e Shenjtë u derdh përfundimisht për Pentakostin, Pjetri u ngrit në këmbë brenda oborrit të tempullit dhe i shpalli dëgjuesve hebrenj që kjo ishte premtimi që Perëndia u dha atyre dhe
fëmijëve të tyre (Vep 2:39). Apostulli Pal do të quante më vonë Frymën e Shenjtë si “Frymën e Premtimit” (Galatasve 3:14, Efesianëve 1:13).

Kjo do të thotë që Dhiata e Re dhe lindja e kishës nuk ishte heqja e trashëgimisë për Izraelin dhe transferimi i besëlidhjes së re tek kisha e johebrenjve por qe në fakt e kundërta. Ajo ishte shenjë e besnikërisë së Perëndisë për popullin e tij të Izraelit sipas asaj që u ishte premtuar atyre me besëlidhje. Si besimtarë johebrenj, ne nuk duhet të shohim me përbuzje Izraelin por duhet më tepër të jemi mirënjohës që jemi përfshirë në këtë bekim të jashtëzakonshëm të Frymës së Shenjtë që u ishte premtuar kryesisht së pari atyre pastaj ca më pak Johebrenjve. Pali deklaroi që Ungjilli i Jezus Krishtit është “së pari për hebrenjtë pastaj për grekun” (Romakëve 1:16). Kjo është e vërtetë edhe për dhënien e Frymës së Shenjtë. Ajo iu premtua së pari Hebrenjve.

Po ashtu duhet të kuptojmë që shumica e profecive të për dhënien e Frymës së Shenjtë në Bibël u dhanë në kontekstin e një mëkëmbje të kohës së fundit për Izralin ndërsa kthehej në Tokën e tij
(Isaia 44:3; Jeremia 31:31; Ezekieli 36 & 37; Joeli 2:28; Zakaria 12:10-14; etj). Sot, ne shohim që Izraeli është kthyer me shpejtësi të madhe pas 2000 vjetësh dëbim. Realisht ai po tejkalon të gjitha
pritshmëritë e shumë të krishterëve që besojnë në rimëkëmbjen e tij hyjnore. Kështu ne mund të besojmë që Perëndia do të përmbushë gjithashtu të gjitha premtimet që Ai u bëri atyre për derdhjen e Frymës së Shenjtë. Kjo duhet të jetë pjesë e lutjeve tona ndërsa hyjmë në këtë stinë Pentakosti apo Shavoti.

Le të mos kremtojmë këtë vit Pentakostin si çdo vit tjetër, por le ti besojmë Perëndisë për diçka të re – veçanërisht për Izraelin. Pandemia ka bërë që lutja të marrë një përmasë globale si kurrë më parë. Ka një pritje të jashtëzakonshme në mbarë botën për një fitore të re në gjërat e Perëndisë që nuk ma kanë zënë sytë më parë në jetën time. Le të presim që Perëndia do të na takojë me freskinë e tij këtë vit. Le të jemi mirënjohës që jemi pjesëmarrës të premtimeve të tij të habitshme që iu dhanë Izraelit dhe që na ka përfshirë në bekimet e tij të jashtëzakonshme të Frymës.

Le të ftojmë Frymën e Shenjtë që të bëjë veprën e tij në zemrat tona. Lejoni atë të ndryshojë dhe të transformojë zemrën tënde. Nëse nuk e ke bërë atë më parë, ftoni Jezusin këtë Pentakost dhe i
kërkoni Atij të mbushë zemrën tuaj me Frymën e Shenjtë. Nuk do të jeni më të njëjtët!

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.