Netanyahu paralajmëron tjetër tragjedi: Hezbollahu ka armatime pranë një depoje gazi në Bejrut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një “stacioni karburanti” në Bejrut, duke paralajmëruar për “një tjetër tragjedi” nëse ndodh ndonjë shpërthim.


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të martën grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një “stacioni karburanti” në Bejrut, duke paralajmëruar për “një tjetër tragjedi” nëse ndodh ndonjë shpërthim.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht lëvizjen shiite Hezbollah, të mbështetur nga armiku i Izraelit, Irani, për ndërtimin e raketave për të sulmuar shtetin hebre.

Në një fjalim përmes videos nga Jerusalemi, transmetuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu paraqiti një hartë me koordinata që ai tha se tregonin një “depo sekrete armësh” në rrethinat jugore të Bejrutit.

Bejruti është ende duke u rimëkëmbur nga një shpërthim i 4 gushtit kur një rezervë e madhe me kimikate shpërtheu në portin e qytetit, duke vrarë më shumë se 190 njerëz, plagosur mijëra të tjerë dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të qytetit.

Fabrika e pretenduar e armëve është “disa metra larg një stacioni karburanti” në njërën anë dhe 50 metra nga një “kompani gazi” në anën tjetër.

Vendi është gjithashtu afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Netanyahu tregoi detaje të dy vendeve të tjera të pretenduara të prodhimit të raketave, në lagjet Lajlaki dhe Çoueifat të Bejrutit, të cilat ai tha se ndodheshin nën ndërtesa apartamentesh, raporton AFP.

“Unë u them popullit të Libanit se Irani dhe Hezbollahu qëllimisht ju kanë vënë në rrezik të madh ju dhe familjet tuaja”, tha Netanyahu.

Izraeli dhe Libani janë teknikisht në një gjendje lufte dhe kufiri i tyre i përbashkët, mbikqyret nga një forcë e Kombeve të Bashkuara. Në atë rajon shpesh ndodhin incidente.

Izraeli gjithashtu ka kryer dhjetëra sulme ajrore në caqet e Hezbollahut në Sirinë fqinje, ku grupi po lufton së bashku me qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad.

Hezbollahu, si tërësi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian./ Rel/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.