Google blen kompaninë izraelite “cloud storage”, Elastifile

Google ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë Elastifile, kompaninë izraelite “cloud storage” . Kompania u themelua në vitin 2013 nga veteranët e industrisë dhe sipërmarrësit serialë Amir Aharoni, Shahar Frank dhe Roni Luxenburg.

Verifikon identitetet e përdoruesve, Polyrize thith katër milionë dollarë investime

Polyrize është një platformë izraelite kibernetike e sigurisë që ndihmon ekipet e sigurisë në ndërmarrje të kuptojnë, kontrollojnë dhe sigurojnë identitetet e përdoruesit, privilegjet dhe sjelljen e qasjes në cloud.

Startapet izraelite grumbulluan rreth 600 milionë dollarë në qershor 2019

Nga fillimi i vitit 2019 janë ngritur 3.4 miliardë dollarë. Kjo shifër është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e fondeve të fillimit të vitit të kaluar, kur sipas IVC-ZAG, startapet izraelite ngritën 6.4 miliardë dollarë, nga 5.24 miliardë dollarë në 2017.

Studentët izraelitë zhvillojnë sistemin që nuk të lejon të harrosh fëmijët në makinë

Sistemi i avancuar i bazuar në teknologjinë e “machine learning” (mësimit të makinës) u krijua nga studentët e Universitetit Technion Adam Barhak dhe Assaf Yitzhak nën drejtimin e studentit të doktoratës Ayal Taitler dhe studentit të diplomuar Dotan Shambi.

Teknologjia izraelite tani mund të zhbllokojë çdo telefon

Një kompani izraelite është në gjendje të zhbllokojë çdo telefon, duke e bërë më të lehtë për agjencitë e zbatimit të ligjit që të kenë akses në skedarët. “Cellebrite”, me qendër në Petah Tikva, e prezanton veten si një “lider global në tregun e inteligjencës digjitale”, duke ofruar shërbimet e tij për hetimin e zbatimit të ligjit, ushtarake dhe investigimit të korporatave.

AudioBurst, motori izraelit që bën kërkime audio në televizorët smart

Teknologjitë AudioBurst me qendër në Tel Aviv do të integrohen në produktet e Samsung, duke filluar me televizorët

Inteligjenca Artificiale, platforma izraelite Invertex u skanon trupin dhe u tregon masën e veshjeve

Teknologjia e Invertex u lejon klientëve të skanojnë trupat e tyre dhe të marrin rekomandime për masat për këpucë dhe rroba

Ish-shefi i Mossad, Tamir Pardo, bashkohet me startapin e kanabisit mjekësor Cann10

E themeluar në vitin 2015, Cann10 prodhon produktet e veta bazë të CBD dhe THC, duke përfshirë vajra dhe lule kanabis nën emrin e markës Cannareet. Më herët këtë muaj, Yaakov Peri, ish-kreu i agjencisë izraelite të sigurisë së brendshme, Shin Bet, u bashkua me CANN-IL, një kompani e sapo formuar e hulumtimit të kanabisit mjekësor, si president dhe partner.

Hometalk, platforma që të instrukton të bësh shtëpinë e ëndrrave

Pronarët e shtëpive, blogerët dhe profesionistët vizitojnë platformën për të ndarë idetë e projektit dhe për të bërë pyetje rreth përmirësimeve në shtëpi, riparimeve, pastrimit, kopshtarisë dhe krijimit.

Videoreklamat që mundësojnë fitimin në internet, izraelitja Anyclip sjell platformën e re

Anyclip Ltd, kompania izraelite e videove që mundësojnë “monetizimin” e tyre apo fitimet nga videoreklamat, ka lëshuar një platformë të re përmbajtje të bazuar në inteligjencën artificiale.