Etimologji

Etimologjia e Emrit të Izraelit

Artikrafti më i hershëm arkeologjik që përmend fjalën “Izrael” është gjetur në Egjiptin e vjetër në Merneptah Stele dhe daton jo më vonë se shekulli i 13-të para Jezu Krishtit.

Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1948, vendi formalisht adoptoi emrin “Shtetit i Izraelit” (në hebraisht: Medinat Israel). Në javët e para të Pavarësisë, qeveria zgjodhi termin “izraelitë”, për të thirrur shtetasit e Izraelit. Lajmërimin formal e bëri Ministri i Punëve të Jashtme të asaj kohe, Moshe Sharet.

Emri “Izrael” i referohet patiarku Jakov, i cili sipas Bibliës Hebraike, i ishte dhënë emri pasi luftoi suksesshëm me engjëllin e Zotit. Dymbëdhjetë djemtë e Jakovit janë dhe paraardhësit e izraelitëve, të njohura ndryshe si “Dymbëdhjetë fiset e Izraelit” apo “Djemtë e Izraelit”.

Jakovi dhe djemtë e tij jetuan në Kanaan, por u detyruan të shkonin në Egjipt për katër gjenerata, 430 vjet, dera Moisiu, stër-stër-nipi i madh i Jakovit, i udhëhoqi izraelitët sërish drejt Kanaanit gjatë “Eksodit”. Artikrafti më i hershëm arkeologjik që përmend fjalën “Izrael” është gjetur në Egjiptin e vjetër në Merneptah Stele dhe daton jo më vonë se shekulli i 13-të para Jezu Krishtit.

Zona njihet edhe si Vendi i Shenjtë, pasi është vend i shenjtë për të gjitha religjionet abrahamike, përfshirë Judaizmin, Kristianizmin, Islamizmin dhe Besimi Bahai. Nga viti 1920, i gjithë rajoni njihej si Palestina (nën Mandatit Britanik), deri në Deklaratën për Pavarësi të Izraelit në vitin 1948.

Gjatë shekujve, territori ishte njohur me emra të ndryshëm, përfshirë Kanaan, Xhahi, Samaria, Judea, Yehud, Iudaea, Coele-Siria, Siria Palesitan dhe Siria Jugore.

(Burimi: Wikipedia/Anglisht)