Shqiptarët dhe hebrenjtë, miqtë e mirë në kohë të vështira!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët treguan edhe një herë fisnikërinë që i karakterizon duke hapur derën e shtëpisë për miqtë në nevojë. – Nga Brisejda Lala

Elbasani dhe hebrenjtë, histori dashurie

Sipas historianit Kujtim Bevapi, rreth 30% e popullsisë së lagjes ‘Kala’ në Elbasan përbëhej nga hebrenj.

Mjekët hebrenj në Shqipëri

Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetësor me inaugurimin e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierëve dhe të mamive, këshilluar këto nga dr.Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria.

(1945) “Jewish Daily Bulletin”: Shpëtuan në Shqipëri, hebrenjtë jugosllavë letër mirënjohje

Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 14 janar 1945, bën të ditur mbi mirënjohjen e hebrenjve jugosllavë, të cilët “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe mbrojtur nga çdo vështirësi.

Kryerabini i Athinës dhe gjithë Greqisë është vlonjat!

I fundmi i tre reportazheve tregon rrënjët shqiptare të kryeklerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë “Do marr çiftenë…” mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rruga Melidoni, Athinë

Shqiptarët dhe Hebrenjtë gjatë shekujve

Hebrenjtë e Hungarisë ndihmuan edhe Heroin Kombëtar të Shqipërisë dhe të qytetërimit evropian, Gjergj Kastriot Skënderbeun për të ardhur në fuqi. Populli shqiptar nuk lejoj që të keqtrajtohej dhe persekutohej asnjë hebre, në një kohë kur në vendet e tjera të Evropës së pushtuar u shfarosën 6 milionë nga të 11 milionët e vendosur në këto vende, ndër të cilët 1 milionë e 500 mijë fëmijë. Kjo e nxori Shqipërinë në vendin e parë nëEvropë ndër vendet e pushtuara nga nazifashistët.

Viti 1939, kur shteti shqiptar mori në mbrojtje hebrenjtë

Një qarkore e vitit 1939,  e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve hebrenj që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.

Mars 1967, historia e bukës së ardhur nga Izraeli për hebrenjtë e Shqipërisë

Shqipëria është konsideruar si atdhe rezervë për hebrenjtë. Është përdorur ky togfjalësh nga Lidhja e Kombeve.