Kryerabini Yoel Kaplan: Mirë se vini në “Purim 2023”, festën më të hareshme hebraike

Sipas kalendarit hebraik, “Purim 2023” do të zhvillohet të martën, më datën 14 të muajit Adar të vitit 5783


Festa e Purimit është festa hebraike më e hareshme. Këtë vit, ajo festohet, duke u nisur nga mbrëja e së hënës, më 6 mars 2023 dhe përfundon në mbrëmjen e së martës, më 7 mars 2023, bazuar sipas kalendarit gregorian.

Sipas kalendarit hebraik, “Purim 2023” do të zhvillohet të martën, më datën 14 të muajit Adar të vitit 5783.

Kryerabini i Shqipërisë dhe i Kosovë, Yoel Kaplan, i cili drejton Sinagogën e Tiranës “Drita i Isakut” (Or Yitzchak) dhe “Chabad of Albania” do të lejxojë pjesë nga Megilah, apo “Libri i Esterit”.

“I gjithë aktiviteti do të shoqërohet me festime të gëzueshme siç është dhe tradita”, tha Kryerabini Kaplan për gazetën “Izraeli Sot”.

Programi “Purim 2023”
Tirana, Albania

Chabad Jewish Center of Albania, Rr. Helmut Kohl 1, Tiranë

E HËNË 6 MARS
“Happy Carnival”, e shoqëruar (20:00)

E MARTË, 7 MARS
“Purim Celebration” me leximin e “Megilah” dhe të gjitha “ushqimet” e Purimit (15:00)

Sipas traditës, historia e Mbretëreshës Ester është lexuar nga libri i Esterit (ose në hebraisht Megilat Ester).

Megilah, është një pergamenë i shkruar me shkrim dore dhe i palosur në dy cilindra që zakonisht janë të vendosur brenda një kutie druri apo metali. Nganjëherë kutitë për Megilah kanë qenë edhe prej argjendi apo filigrani.

Historia e Mbretëreshës Ester tregon që Hamani, Veziri i mbretërisë Persiane, planifikon për të shfarosur hebrenjtë që ndodhen në këtë mbretëri.

Esteri, hebreje nga origjina si dhe gruaja e dytë e Mbretit Ahasuero, me ndihmën e xhaxhait të saj Mordehai, zbulojnë komplotin e Vezirit dhe arrijnë të shpëtojnë popullin hebre.

Esteri është hebreja e parë në histori që shpëtoi popullin hebre nga shfarosja.

Historia tregon se Hamani hodhi short për të vendosur datën në të cilën do të shfaroseshin hebrenjtë.

Sipas traditës së vjetër hebraike gjatë leximit të Megilat Ester, kur përmendet emri i Hamanit që është dhe antagonisti në këtë tregim, duhet të bëhet sa më shumë zhurmë me lodrën që në hebraisht quhet Raashan.

Për më tepër, gjatë kësaj feste organizohet edhe një paradë, jepen ndihma për më të varfrit, lexohen lutje të veçanta si dhe Megilat Ester nëpër Sinagoga.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.