Rama, para lobit amerikano-izraelit: Shqipëria është gjithmonë me Izraelin


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një intervistë të gjatë në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, AIPAC në Uashington D.S në Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga mbi 18 mijë të pranishëm.

Izraelisot.com sjell të plotë intervistën e Kryeministrit shqiptar, e parë në këtë event të rëndësishëm të lobit më të fuqishëm amerikano-izraelit, me ndikim të dukshëm në politikat e jashtme të Uashingtonit. Fjala e Ramës u ndoq me vëmendje dhe u shoqërua disa herë me duartrokitje.

Këtë vit do të nisin për herë të parë fluturimet direkt nga Izraeli drejt Shqipërisë, ndërsa në Tiranë do të ndërtohet një Qendër Kulturore për Miqësinë Shqiptaro-Izraelite .

Gazetarja izraelite, Ranin Boulos,: Mirëserdhët zoti Kryeministër. Më pak se dy vjet më parë ju vizituat Izraelin, në një vizitë zyrtare. U takuat me Kryeministrin Netanyahu dhe lider të tjerë. U nënshkruan edhe marrëveshje të ndryshme, qoftë në fushën e sigurisë apo investime në sektorin privat. A mund të një përmbledhje të këtyre partneriteteve, dhe se çfarë më tepër mund të bëhet për të forcuar marrëdhëniet e vendit tuaj me Izraelin?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit. Para së gjithash, do të doja të thoja se jam shumë i nderuar dhe ndihem i përulur që flas përballë këtij auditori si Kryeministër i Shqipërisë, një vend ku ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa përpara fillimit të saj. Shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë sonë, por jo e vetmja që lidhet me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve. Paraardhësit tuaj erdhën të gjenin strehë në Shqipëri edhe tri herë të tjera më përpara: në shekullin e I-rë, në shekullin 15-të dhe të 17-të, dhe përherë e gjetën këtë strehë tek ne. Kështu që, marrëdhënia jonë me Shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer, dhe sigurisht, duam që të zhvillohet dhe të shohim më shumë gjëra midis nesh. Meqë ra fjala, për herë të parë këtë vit do të kemi një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri gjatë periudhës së verës. Kështu që, dëshiroj fort që ajo çka një herë e një kohë, përkufizohej nga Lior Elton në raportin e vet të 1935, “si toka e dytë e hebrenjve”, të behet shtëpia juaj për pushime. Jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri.

Gazetarja: Zoti Kryeministër, vendi juaj është një rajon mjaft të rëndësishëm për Izraelin, me fqinjë të tillë si Mali i Zi dhe Greqia në kufi. Si mundet Shqipëria të drejtojë një përpjekje ballkanike me Izraelin dhe për të mbështetur Shtetin e Izraelit në fushat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me votimin që ka të bëjë me të në Organizatën e Kombeve të Bashkuara?

Edi Rama: Së pari, kjo mund të ndodhë duke treguar historinë tonë dhe duke mbrojtur vlera të përbashkëta. Dua të bashkëndaj me ju se, jam i angazhuar personalisht që të ndërtoj një Qendër Kulturore për Miqësinë Shqiptaro-Izraelite në zemër të Tiranës, kryeqytetit tonë. Për këtë kemi angazhuar Daniel Liebeskind, që është autori më i madh i Muzeut të Holokaustit në Berlin, dhe që po punon me ne për ketë projekt. Dua që kjo qendër të tregojë historinë e marrëdhënieve tona, për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë. Ndërkohë do të doja shumë që, të shihja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar në Jeruzalem, ku të gjithë njerëzit të të gjitha feve dhe besimeve të mund të mësojnë historinë e jashtëzakonshme se, përtej çdo feje dhe besimi shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Pra, Shqipëria është një vend që ka një sërë besimesh fetare: myslimane, krishtere, ortodokse. Kjo në ditët tona, na bën të jemi të radhitur në frontin e parë kundër ekstremizimit të dhunshëm dhe të terrorizmit. Ne gjithashtu, kemi ndërtuar në Tiranë, Qendrën për Ekstremizmin e Dhunshëm dhe Benjamin Netanyahu na ka premtuar që do të jetë një nga partneret kryesorë, që ta shndërrojmë këtë Qendër në një pikë referimi në të gjithë rajonin. Unë besoj fort se, për Shtetin e Izraelit, Shqipëria përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm sesi një vend ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjetojnë, është një vend që po ashtu, mbron asgjë më shumë dhe asgjë më pak, por të njëjtat vlera që Izraeli mbron me ekzistencën e tij dhe qëndrueshmërinë e tij.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

Gazetarja: Zoti Kryeministër, Shqipëria ka një trashëgimi për të qenë krenare për trajtimin ne e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse vendi i pushtuar, Shqipëria, jo vetëm që ruajti komunitetin e vet hebre, por ofroi strehë edhe për hebrenjtë e tjerë që erdhën në vend. Është e mirëdokumentuar që, Shqipëria refuzoi të vepronte në përputhje dhe të dorëzonte anëtarët e komunitetit izraelit. Cila ishte baza e një heroizmi dhe një sjellje të tillë?

Edi Rama: Do të doja të thosha se, Shqipëria ishte vendi i parë në Europë në vitin 1932, kur doktrina e antisemitizmit ishte përhapur kudo, që njohu të drejtën e komunitetit hebre që të organizohej dhe që të legjitimonte shabbatin. Historia është absolutisht e jashtëzakonshme, pse hebrenjtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane, por edhe nga kleri katolik. Është shumë e famshme, historia e njërit prej klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri që pagëzoi shumë hebrenj që të ndryshonte identitetin e tyre dhe t’i mbronte ata nga nazistët. Ne kemi gjithashtu edhe një episod interesant, në të njëjtën kohë, ku një prej nazistëve më të lartë në 1943, Herman Nojbaher, thirri katër përfaqësues të komuniteteve tona fetare, ju kërkoi që t’i jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që ata kishin, ata i dhanë atë floririt, por jo listën e hebrenjve. Është me të vërtetë pyetje e jashtëzakonshme sesi ka ndodhur që asnjë hebre nuk ju dorëzua gjermanëve nga shqiptarët, qofshin ata myslimanë apo katolikë. Por, po ashtu është një leksion i shkëlqyer i historisë sonë. Kjo është ajo që unë besoj fort se, nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por të bëjmë gjithçka mundemi që për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë ky të mbetet një thesar, që në të luftojmë fort e që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen.

Gazetarja: Ju jeni të shtrirë edhe në Detin Adriatik. Dëshiroj t’iu pyes se cilat sfida hasni në pjesën e sigurisë apo të tjera në këtë pellg të Adriatikut?

Edi Rama: Deti i Adriatikut me hyrjen e Malit të Zi në NATO është tashmë kufi i NATO-s, në gjatësi dhe shtrirjen e tij, nga lart dhe poshtë. Sigurisht, që është mjaft i sigurt. Na duhet, po ashtu që të luftojmë së bashku me partnerët tanë kundër kërcënimeve të përbashkëta. Dhe këto kërcënime, përfshijnë jo vetëm terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, por ashtu edhe burimet që i financojnë ato në këto lloj veprimtarish, llojeve të ndryshme të kontrabandimit, të trafikimit të drogave dhe kështu me radhë. Dua vërtet të falënderoj shumë ata, që menduan të më ftonin, pasi nuk është thjesht një nder për mua, është një nder për vendin tim dhe për bashkëqytetarët e mi te gjendem këtu me ju dhe t’u dëshmoj këtu miqësinë tonë mjaft të vjetër dhe të thellë, dhe sërish ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri, ku ka shumë për të parë dhe shumë për të mësuar, dhe ku ka një hapësirë unike, ku bukuria dhe mikpritja jetojnë bashkë.

ERTV Live?: Washington DC – I ftuar nderi në sesionin Pyetje&Pērgjigje përpara 18 mijë anëtarëve të Konferencës Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike??????

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 4 mars 2018

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.