Robert Adler, hebreu që shpiku telekomandën e televizorit

Telekomanda u shpik në vitin 1956. Robert Adler ka regjistruar patentoi më shumë 150 inovacione


Për të gjithë ne është shumë e rehatshme të shtrihemi në divan apo në krevat, të shohim televizor dhe të ndrojmë stacionet televizive pa u çuar nga vendi, përmes pultit.

Pikërisht “remote control”, apo telekomanda, është shpikur nga Robert Adler në vitin 1956, një hebre i lindur në Vienë, Austri në vitin 1913.

Telekomanda e Adlerit

Në vitin 1937 Robert Adler u diplomua për fizikë dhe mori doktoraturë nga Universiteti i Vjenës.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, duke parë edhe klimën anti-Semite, dhe aneksimit të Austrisë nga Gjermania Naziste, Adler fillimisht shkoi në Londër, ndërsa më pas u vendos përfundimisht në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Adler iu bashkua ekipit të Zenith Radio në vitin 1941, ndërsa dhjetë vjet më vonë ai u bë drejtor i asocuar i departamentit të kërkimeve në 1951, zëvendëspresident në 1959 dhe drejtor i kërkimeve në 1963.

Robert Adler dhe Eugene Polley

Robert Adler ia kushtoi tërë jetën e tij inovacioneve në industrinë e prodhimeve të aparateve dhe pajisjeve televizive, ku më i njohuri në botë është shpikja e telekomandës, të cilën ai e krijoi së bashku edhe me inxhinierin e Zenith, Eugene Polley, në vitin 1956.

Adler më vonë udhëhoqi përdorimin e valëve sipërfaqësore akustike në filtrat e frekuencave të ndërmjetme për televizionin me ngjyra. Puna e tij dhe idetë për valët akustike në sipërfaqe janë përfshirë në produkte të shumta përtej televizionit, duke përfshirë telefonat celulare dhe ekranet me prekje.

Gjatë 35 viteve të punës, Robert Adler luajti një rol të rëndësishëm në kërkimet me karakter industrial në SHBA.

Adler ka regjistruar më shumë 150 patenta amerikane dhe botoi mbi 45 dokumente teknike dhe artikuj.

Ai është nderuar me shumë çmime.

Vdiq në moshën 93 vjeç, më 15 shkurt 2007, pas një ifarkti kardiak në Idaho, SHBA.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.