“Pagëzimi” shfaqet në Çikago, ​Shaul Gatenjo rrëfen sesi shqiptarët në Kosovë ia shpëtuan jetën

Në prani të një numri shqiptaro-amerikanë dhe hebrejë në Chicago Loop Synagogue u shfaq filmi dokumentar ,,Pagëzimi,, i përgatitur nga edicioni i RTK-së në Prishtinë.


Në prani të një numri shqiptaro-amerikanë dhe hebrejë në Chicago Loop Synagogue u shfaq filmi dokumentar ,,Pagëzimi,, i përgatitur nga edicioni i RTK-së në Prishtinë.

Daniel Shure,këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Amerikë-Izrael dhe mik i shqiptarëve në Ballkan dhe Kosovës,theksoj se tashmë jemi në dijeni për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.Për këtë tregon edhe filmi dokumentar
,,Pagëzimi,,që na vjen nga Prishtina një dëshmi sesi shqiptarët me shpirtin e tyre solidar u dolën në ndihmë për të shpëtuar nga dora e asgjësimit Nazi-fashist të hebrenjve të ndjekur e të vrarë nëpër rrugët e Evropës e për të gjetur shpëtim në zemrat e shqiptarëve të Kosovës.

Në orët e kujtesës historike,hebrejtë dhe shqiptarët në Kosovë në filmin,,Pagëzimi,,
merrnin pjesë Teuta Sahaqija,ambasadore e Republikës së Kosovës në Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork,Ines Demiri, sekretare dhe stërmbesë e Izraelit nga Prizreni si dhe Mentor Shala,drejtor i përgjithshëm i RTK-së në Prishtinë.

Hapjen e shtigjeve të njohjes historike të dy popujve shqiptaro-hebrejë në Kosovë dhe Shqipëri dhe katrahurat e kohës vrastare të duarëve të përgjakura të Nazi-fashizmit si dhe prania dhe shpëtimi i tyre nga shqiparët në Kosovë dhe Shqipëri,kontribut të veçantë ka dhënë SHSHA në bashkëpunim me mikun e shqiptarëve Daniel Shure.

Përmes shiritit në filmin ,,Pagëzimi,,shihen e dëgjohen rrëfimet e Shaul Gatenjo,një hebrejë i moshuar që në kohën e Luftës së Dytë Botërore si fëmijë pesë vjeç kishte përjetuar çastet më të rënda në jetë,kur fashistët ia kishin vrarë familjen bashkë me 7.000 hebrejë tjerë në trekëndëshin e vdekjes së holokaustit Bullgari-Maqedoni-Greqi dhe për të gjetur shpëtim në shtëpitë shqiptare të Kosovës.Në këtë rrëfim të Shaul Gatenjo dalin pamjet e fshatit Letnicë të Vitisë,vendlindja e Nënë Terezës që për shumë vite nisi nëpër botë dhe për popujt mesazhin e shpirtit humanë të popullit shqiptar me virytet dhe traditën e lashtë të qytetërimit në Evropë dhe më gjerë.
Pamjet e filmuara në këtë dokumentar dhe relacionet e miqësisë e të shpëtimit të hebrenjve në Kosovë nga të pranishmit në sallë u përshëndet me duartroktije në shenjë falënderimi për popullin shqiptar dhe për Kosovën.

Për filmin dokumenatr,,Pagëzimi,,me nga një fjalë rasti u paraqitën Teuta Sahaqija,Mentor Shala si dhe Ines Demiri nga Prizreni, e cila është stërmbesë e hebrenjve dhe shtetit të Izraelit.Në fjalimin e saj Ines Demiri i bëri një vështrim filmit dokumentar dhe për të dhënë faktet historike të kohës sesi i shpëtuan shqiptarët popullin e përndjekur deri në shfaroje të hebrenjv,ajo përmendi se gjyshja e saj Ruth Bahar një hebreje e martuar me gjyshin e saj shqiptar në Prizren,tregon se si shqiptarët dhe hebrejtë u bënë bashkë në kohën vrastare e të shfarosjes nga dora Nazi-fashiste për të mbijetuar dhe për treguar sot se populli shqiptar është i veçantë në Evropë me shpirtin human e liridashës,theksoj Ines Demiri.

Në kuadër të këtij aktiviteti dhe në bashkëpunim të SHSHA-së me miqtë hebrejë në Çikago,u ritheksua propozimi që në Muzeun Holokaust në Skokie të vëhet Pllaka Përkujtimore si dëshmi historike që do të hedh dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve Kosovë-Shqipëri.Ndërkaq për angazhimet dhe përkrahjen ndaj popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan,SHSHA në bashkëpunim me Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork,do të nisin procedurën e rregullt ligjore që Daniel Shure të shpallet Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Çikago./Skënder Karaçica/Voal.ch

IZRAEL

Shpresë nga Izraeli, vaksinimi jep efekt: Zvogëlohet me 50% transmetueshmëria e virusit

Një “rreze shprese” nga Izraeli! Vendi është bërë model sa i përket shpejtësisë së vaksinimeve në të gjithë botën. Duket…

SHQIPËRI

Akademia e Shkencave e Shqipërisë miraton Përkufizimin Universal të Antisemitizmit

Institucioni ka promovuar historikisht studimin e Holokaustit dhe mësimet e tij; si i tillë, miratimi i përkufizimit të punës së…

KOSOVA

Ka studiuar në Izrael, Qëndrim Shkodra, fitues i çmimit “Ekonomistë të Rinj” nga Banka Qendrore e Kosovës

Në konferencën e fundvitit të mbajtur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Guvernatori Fehmi Mehmeti ndau edhe çmimin për “Ekonomistë…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler: Ja përfitimet e Shqipërisë nga Forumi i Antisemitizmit!

Rezoluta per Anti-semitizmin, flet për televizionin informativ Fax News, Ambasadori Izraelit ne Shqiperi, Noah Gal Gendler

MILIARDERËT

Sheldon Adelson: Luftëtari

Në një jetë mahnitëse që zgjati gati nëntë dekada, Sheldon Adelson u ngrit nga varfëria e epokës së depresionit për…

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

SPYZONE

150 milionë euro kontratë, Izraeli furnizon Sllovakinë me sisteme moderne radarësh

Izraeli do të dorëzojë 17 sisteme radarësh të prodhuara nga Israel Aerospace Industries (IAI), tek Ministria Sllovake e Mbrojtjes në…