SeeTree, startapi izraelit që monitoron prodhimin dhe shëndetin e pemëve

Kompania, me bazë në Tel Aviv, kombinon informacionin e mbledhur nga dronët e pajisur me teknologji të shumëdimensionale


Fermerët mund të jenë në gjendje të kenë më shumë informacion mbi shëndetin dhe produktivitetin e secilës pemë, përmes një sistemi të zhvilluar nga startapi SeeTree.

Kompania, me bazë në Tel Aviv, kombinon informacionin e mbledhur nga dronët e pajisur me teknologji të shumëdimensionale zbulimi, rezolucion të lartë, sensorë terreni dhe mostra të mbledhura në fushë për t’u dhënë klientëve informacion mbi çdo pemë apo grupe pemësh.

Barak Hachamov, president dhe bashkëthemelues i startapit izraelit, në një intervistë të publikuar nga “The Times of Israel”, tha:

“Ne kemi ndërtuar rrjetin e parë të informacionit në botë për pemët dhe kulturat e përhershme. Shumica e vendimeve të mara nga fermerët janë të bazuara në atë që ata shohin dhe intuitës së tyre. Por fermerët duhet të kontrollojnë mijëra dhe nganjëherë miliona pemë. Ata nuk kanë të dhëna se sa fruta ka në pemë. Ne kemi digjitalizuar plotësisht këtë botë dhe kemi kthyer pemët në një entitet dixhital, duke krijuar një skedar sanitar për pemët”.

Kompania izraelite synon të ndihmojë fermerët të identifikojnë problemet që lidhen me sëmundjen, ujitjen dhe pjellorinë e pemëve.

Israel Talpaz, bashkë-themelues dhe CEO i SeeTree tha:

“Në 12-18 muajt e fundit, ne kemi përqendruar burimet tona në përsosje kombinimin e inteligjencës artificiale, të mësuarit e makinës dhe të inteligjencës agronomike për të siguruar dhënat e nevojshme në nivelin makro dhe mikro për një bujqësi të optimizuar.”

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.