Ambasadori Boaz Rodkin: Shqipëria, tërheqëse për investitorët izraelitë

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN TV


Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN TV flet për raportet mes dy vendeve tona, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ambasadori thotë se për të tërhequr investitorët e huaj duhet më shumë transparencë dhe stabilitet.

Intervista: 

Ambasador kënaqësi që ju kam përsëri në emisionin tim, ka kaluar pothuajse një vit nga intervista jonë e fundit, a kanë ndryshuar diçka në raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit?

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin:Në fakt raportet mes vendeve tona janë rritur edhe më shumë gjatë këtij viti.

Ka pasur shkëmbime në nivel qeveritar dhe ekonomike, por zhvillimi kryesor në këto raporte është fluturimi direkt mes Tel Avivit dhe Tiranës, që ka sjellë më shumë turistë izraelitë në Shqipëri. Ne gjatë vitit 2018 analizuam me vëmendje numrin e turistëve izraelitë që erdhën në Shqipëri dhe ishte i konsiderueshëm, por besoj se ky vit do të shënojë një numër rekord të shtetasve izraelitë që vizitojnë bregdetin shqiptar, vendet historike apo duke eksploruar gjithë potencialin që Shqipëria mund t’i ofrojë turistëve.

Ekonomia është një element shumë i rëndësishëm për një vend, por edhe në raportet mes vendeve tona, gjatë këtij viti a ka pasur ndryshim, a ka pasur rritje të shkëmbimeve tona tregtare, si në import edhe në eksport?

-Ka pasur një rritje, por numrat janë ende të ulët. Megjithatë ka shumë potencial. Kam pasur dhe kam kërkesa nga biznesmenë izraelitë, madje disa kanë ardhur dhe e kanë vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër mundësitë, oportunitetet për të investuar këtu në disa sektorë.

Sektorë që ka interes janë bujqësia, sektori i energjisë apo edhe shëndetësia dhe padyshim edhe sektori i turizmit. Pra ka shumë interes nga biznesmenët izraelitë dhe besoj se ka shumë vend edhe për përmirësim në këtë aspekt.

Ju thatë ka shumë hapësirë për përmirësim? Çfarë duhet të përmirësohet konkretisht me këtë aspekt?

-Ekonomia është duke u rritur, kjo është gjë shumë pozitive për investitorët, por ajo që nevojitet shumë është transparenca.

Sepse të jem i sinqertë më ju, kjo është gjëja e parë që një investitor do të ketë në vend. Por përveç transparencës duhet dhe stabilitet.

Sepse nëse ka nivel të mirë të transparencës dhe stabilitetit, ka shumë mundësi që të kemi zgjerim me investime izraelite këtu në Shqipëri, pasi në shumë vende të tjera të rajonit ka shumë të tilla.

Përshembull, në Greqi, në Rumani, Bullgari, Serbi etj. Investitorët izraelitë thonë se nëse ekziston transparenca në rajon, pse jo dhe në Shqipëri.

Ju përmendet pak rajonin, duke u ndalur në detaje, cilat janë fushat që kanë ngjallur interes të biznesmenëve izraelit në rajon?

-Ka në disa sektorë, në turizëm por edhe në qendra tregtare. Ka disa biznesmenë izraelitë që kanë qendra tregtare në rajon, por gjithashtu edhe në bujqësi. Këta janë sektorët kryesorë.

Dua t’u pyes pak edhe për situatën e fundit politike në Shqipëri, ku opozita ka lënë mandatet dhe ka protesta, si e shikoni këtë gjendje?

-Ne jemi duke e ndjekur me shumë vëmendje situatën politike në vend, dhe besoj se kjo nuk ndikon pozitivisht në imazhin e Shqipërisë në vendet e rajonit, por edhe në sytë e miqve dhe aleatëve. Sepse ne besojmë se pjesëmarrja në proceset politike është e rëndësishme.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë proces si në koalicione qeverisës apo në opozitë. Dhe kur partitë politike vendosin të mos marrin pjesë në këto procese politike ato krijojnë një perceptim se Shqipëria është një vend jo stabël, në aspektin politik.

Vitin e kaluar kryeministri juaj Beniamin Netanjahu, kishte parashikuar një vizitë në vendin tonë dhe e shtyu ose anulloi atë, mund ta sqarojmë për opinionin publik çfarë ndodhi?

-Po, kryeministri Netanjahu kishte në program të vizitonte Shqipërinë, por ajo nuk u zhvillua. Nuk u anullua por u shty për më tej.

Në Izrael jemi edhe në proces zgjedhor dhe besoj se një vizitë e tillë e këtij niveli mund të zhvillohet pas këtyre zgjedhjeve.

Mbaj mend që ishte gjithçka gati, por agjenda e 2 qeverive nuk ishin dhe u vendos shtyrja për një datë tjetër.

Po përsa i përket të ardhmes, a ka plane për vizita të nivelit të lartë mes zyrtarëve të 2 vendeve tona?

-Siç e thashë ne kemi hyrë në procesin zgjedhor dhe padyshim pas këtyre zgjedhjeve do të kemi një qeveri të re, me shumë gjasa figura të reja.

Padyshim që në programet e dy qeverive tona janë edhe zhvillimi i vizitave të nivelit të lartë. Por besoj se kjo do të ndodhë pas krijimit të koalicioneve qeverisëse në Izrael që do të kërkojë disa muaj kohë. Dhe pas kësaj do të kemi vizita.

Intervista e plotë video:

Gëzuar Pesah 2019! Sot fillon festa më e rëndësishme hebraike

Pesah 2019 fillon mbremjen e së premtes, më 19 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 27 prill.

INTERVISTA

Ambasadori Rodkin: Marrëdhëniet e Izraelit me Shqipërinë janë të forta

Intervistë e ambasadorit izraelit, Boaz Rodkin, dhënë kryeredaktorit të “Albanian Daily News”, Genc Mlloja

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.