Felicita Jakoel, “Shqiponja e Artë” që fluturon midis Shqipërisë dhe Izraelit

“Lici”, siç e thërrasin miqtë e saj në Tiranë, është kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.


Felicita Jakoel, apo “Lici”, siç e thërrasin miqtë e saj në Tiranë, është kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Prej 28 vjetësh, Felicita jep kontributin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve të Izraelit me Shqipërinë, qoftë në nivel politik, ashtu edhe në promovimin e turizmit shqiptar për ata izraelitë.

Felicita dhe babai i saj, Josef Jakoel në vitin 1992

E edukuar nga një baba shembullor, si hebreu i mençur Josef Jakoel, ajo u shndërrua në pikën kryesore të referimit të ndriçimit të rolit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke kontribuar maksimalisht në nderimin e tyre me titullin “Të Drejtë midis Kombeve” nga ana e Shtetit të Izraelit dhe Yad Vashem, Qëndra e Botërore për Përkujtimin e Holokaustit.

Par dy muajsh ajo u nderua me titullin “Shqiponja e Artë” nga ana e Shtetit shqiptar në Samitin e Dytë të Diasporës në Tiranë, si një vlerësim i merituar për veprimtarinë e saj dhe komunitetit shqiptaro-hebre që jeton në Izrael.

Ajo ka qenë gjithmonë e pranishme gjatë vizitave të nivelit të lartë në Izrael të presidentëve Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të kryeministrave Sali Berisha dhe Edi Rama, apo të ministrave dhe deputetëve të shumtë.

 

Projekti i madh i saj – një ëndërr e të gjithë hebrenjve që kanë jetuar dhe atyre që banojnë aktualisht në Shqipëri – është ngritja e Muzeumit Hebraik në Shqipëri në “Rrugën e Hebrnjeve” në qytetin e Vlorës.

Felicita po bashkëpunon ngushtë me “American Albanian Developement Fondation” si dhe institucione shqiptare, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Vlorës, për ngritjen e tij, ku do të ekspozohen artefakte autentike, për t’u dhënë mundësi vizitorëve të njohin historinë ende të patreguar plotësisht të bashkëjetesës disashekullore midis shqiptarëve dhe hebrenjve.

Sipas Jakoel, ky muze do të jetë unik në edhe në Europën për atë që ai do të ekspozojë, pasi do të ketë referenca historike jo vetëm për praninë dhe kontributin shquar të hebrenjve në jetën shoqërore dhe atë ekonomike në Shqipëri, por edhe do të tregojë historinë e humanizmit të shqiptarëve, vëllazërinë me hebrenjtë. Një histori dashurie dhe respekti të ndërsjellët.

Felicita Jakoel është një bashkëpunëtore e ngushtë e Ambasadës së Shqipërisë në Izrael, duke qenë promotore e shumë aktiviteteve me karakter shoqëror, për të mbajtur gjallë lidhjet e komunitetit hebre me Shqipërinë, veçanërisht në festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

E diplomuar për Gjuhë-Letërsi, dhe punuar si një pianiste në Akademinë e Arteve në Tiranë, Felicita ka krijuar profilin e vet unik artistik, ku mbizotërojnë instalacionet me gurë, ku tematika mbetet shpesh Shqipëria.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.