Viatcheslav Kantor, miliarderi ruso-hebre me 500 mln USD koleksion arti

Me një pasuri prej 3.8 miliardë dollarë, ruso-hebreu Viatcheslav Kantor, i njohur me emrin Moshe Kantor, është personi i 546-ti në botë, sipas revistës së njohur amerikane, “Forbes”.


Me një pasuri prej 3.8 miliardë dollarë, ruso-hebreu Viatcheslav Kantor, i njohur me emrin Moshe Kantor, është personi i 546-ti në botë, sipas revistës së njohur amerikane, “Forbes”.

Viatcheslav Kantor, 65 vjeç, i cili është pronari i “Acron”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të plehrave kimike në Rusi, njihet në mbarë botën për koleksionin e tij të çmuar të artit, me vepra të krijuara nga artistët ruso-hebrenj, vlera e të cilit arrin në 500 milionë dollarë.

Babai i pesë fëmijëve, është gjithashtu President i Kongresit të Hebrenjve të Europës, Fondit Europian të Hebrenjve, si dhe ka themeluar Këshillin Europian për Tolerancën dhe Pajtimiin, një organizatë joqeveritare që lufton ksenofobinë, antisemitzimin dhe monitoron zbatimin nga ana e vendeve europiane të principeve të tolerancës.

Kantor, i njohur si një filantropist i shquar, është gjithashtu themeluesi dhe presidenti i Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut në Parandalimin e Katastrofave Bërthamore, një organizatë joqeveritare.

Për shumë vite, Kantor ka qenë donator në muzeun Holokaustit, Yad Vashem.


 

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Almira Emiri flet për “The Albanian”: Koncertet “IsrAlb Fest” janë dashuria ime e madhe

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, prej 24 vitesh jeton në Budapest të Hungarisë, me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.…