Arkitekti Papastefani: Koha për një Kopsht të Miqësisë me Izraelin në Shqipëri

Simboli i përdorur në Kopshtin e Izraelit është “Pema e Jetës”. Ky simbol, kjo ADN, është konceptuar të realizohet me anën e pemëve të përbashkëta që rriten në dy vendet. Ky kopsht mund të ndërtohet në Tiranë, Elbasan ose Berat

andi-papastefani-cover


Nga Arkitekt Andi Papastefani

Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy ndër popujt e lashte të Mesdheut, kanë kaluar nepër shumë përpjekje dhe  vështirësi gjatë historisë së  tyre.

Të dy vendet kane komunikuar me njeri-tjetrin në  mënyra të  ndryshme. Shumë udhëtare, njerëz të  ditur, tregtare kane vizituar vendet e njeri-tjetrit, kanë  bere tregti me njeri-tjetrin dhe  biznes (si në rastin e Himarës me prodhimin e qitros).

Gjatë Luftës së Dytë Boterore, shqiptarët e treguan veten në  lartesinë e duhur, duke i strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë që u gjendën dhe erdhën nga vendet e tjera në Shqipëri.

Simboli i përdorur në  Kopshtin e Izraelit është “Pema e Jetës”.

Ky simbol, kjo ADN, është konceptuar të realizohet me anën e pemëve të përbashkëta që  rriten në dy vendet, si: ullinjtë, shegët, agrumet, fiqtë, qitrot,  etj. Do të përdoren edhe pemë që rriten në Izrael,  si: Ficus Sycomorus, Quercus Suber L. dhe Jacaranda.

Arkitekti Andi Papastefani

Në këtë kopsht do të ketë ambiente të përshtatshme për meditim e relaks. Do të  vendosen stola në vendet më interesante të parkut.

Materialet e përdorura do të jenë natyrale.

Ky kopsht do të zhvillohet në rreth 2000 metër katrorë. Mund të ndërtohet në  Tiranë, Elbasan ose Berat duke u përshtatur gjeologjisë së vendit ku do të zgjidhet për t’u instaluar.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Almira Emiri flet për “The Albanian”: Koncertet “IsrAlb Fest” janë dashuria ime e madhe

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, prej 24 vitesh jeton në Budapest të Hungarisë, me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.…