Eliezer Ben‑Yehuda, babai i hebraishtes moderne

Gjuhëtari dhe gazetari hebre Eliezer Ben‑Yehuda, lindi si sot, 164 vjet më parë, më 7 janar 1858.


Eliezer Ben‑Yehuda konsiderohet si babai i hebraishtes moderne, pasi me përpjekjet e tij titanike ringjalli gjuhën e shenjtë.

Ben Yehuda (7 janar 1858 – 16 dhjetor 1922) ishte gjithashtu një gjuhëtar dhe botues gazete.

Eliezer Yitzhak Perlman (i quajtur më pas Eliezer Ben-Yehuda) lindi në Luzhki, në Bjellorusinë e sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Ruse.

Ai mësoi hebraisht nga Bibla në moshën tre vjeç dhe kur ishte 12 vjeç, ai kishte lexuar pjesë të mëdha na Torah, Mishna dhe Talmud, librat e shenjtë të hebrenjve.

Nëna e tij dëshironte ta bënte një rabin, duke e çuar atë në jeshiva (shkollë për rabinët).Ben-Yehuda mësoi më pas frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.

Duke lexuar më gazetën në gjuhën hebraike “HaShahar”, ai u lidh me lidh me lëvizjen Sioniste dhe doli në konkluzionin se rijetësimi i gjuhës hebraike në Shtetin e Izraelit do të krijonte mundësinë e bashkimit të gjithë hebrenjve në të gjithë botën.

Ai studioi në Paris në Universitetin e Sorbonës, ku midis të tjerash  studioi edhe historinë dhe politikën e Lindjes së Mesme. Ndërsa ishte në Paris ai takoi hebrenj nga Jeruzalemi, me të cilët foli hebraisht.

Kjo e bindi se ringjallja e hebraishtes si gjuhë e folur ishte e mundshme.

Në vitin 1881, Ben-Yehuda emigroi në Palestinë, që atëherë qeverisej nga Perandoria Osmane dhe u vendos në Jeruzalem.  Ai gjeti punë si mësues në shkollën Aleanca Universale Izraelite.

Atëherë, ai vendosi të zhvillojë një gjuhë të re, që mund të zëvendësonte gjuhën Yidish (përdorej nga hebrenjtë ashkenazë në Europë) dhe dialektet lokale, që përdorej në komunikimin e përditshëm nga hebrenjtë që kishin ardhur nga rajone të ndryshme të botës përmes emigracionit, apo “aliyah”.

Yehuda e pa gjuhën hebraike dhe Sionizmin, si një simbiozë. “Gjuha hebraike mund të jetojë vetëm nëse ne ringjallim kombin dhe rikthejmë atë në atdheun e gjithë hebrenjve”, ka shkruar ai. Ai u bazua në strukturën gramatikore të gjuhës aramaike.

Ai ishte autori i fjalori të parë modern në hebraisht, pavarësht se disa nga ato fjalë nuk janë përdore më.

Ben-Yehuda ishte botues gazetave në gjuhën hebraike: “HaZvi,” “Hashkafa” and “HaOr”.

Ai vdiq në dhjetor të vitit 1922, në moshën 64 vjeç, i sëmurë me turbekuloz. Ai u varros në Malin e Ullinjve në Jeruzalem. Në funeralin e tij ishin rreth 30 mijë veta.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.