Alona Barkat, “Anxhela Merkel” e futbollit izraelit

Skuadra që përfaqëson qytetin e Beer Shevës njihet në Izrael për një tifozëri shumë të zjarrtë. Madje, edhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, është një tifoz i hershëm i Hapoel Beer Shevës.

Alona Barkat

Laçi ka president Pashk Laskën, ndërsa Hapoel Beer Sheva drejtohet nga një femër, e cila është bërë e famshme në Izrael për suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmene dhe për më tepër në drejtimin një klubi futbolli. Por kush është Alona Barkat, e cila tri vite më parë, kur Hapoel Beer Sheva mposhti Interin në “San Siro”, u pagëzua me emrin “Anxhela Merkel e futbollit” nga tabloidi i famshëm gjerman “Bild”.

Pasi kreu shërbimin e detyruar ushtarak, ajo diplomua për histori në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Gjatë studimeve, ajo u njoh me bashkëshortin e ardhshëm, Eli Barkat, atëherë një student për Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike. Eli Barkat është vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë së Jerusalemit, Nir Barkat.

Për tetë vjet, 1996-2004, Alona dhe bashkëshorti i saj jetuan në SHBA, së bashku edhe Nir Barkat, ku investuan në kompaninë Check Point, si dhe dy fonde “Ventur Capital”, BRM dhe INV. Barkat financoi disa projekte sociale dhe ishte aktive në organizatat e hebrenjve të Amerikës, AIPAC dhe “Federata e Hebrenjve” të San Françiskos.

Në vitin 2004, ajo u kthye në Izrael me familjen e saj. Marrëdhëniet me biznesmenin Lonie Herzikoviç, asokohe pronari i klubit të njohur, Makabi Tel Aviv, e futën Barkat në botën e sportit.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, është një tifoz i hershëm i Hapoel Ber Shevës

Ai e bindi që të blinte klubin e futbollit, Hapoel Ber Sheva, që militonte në kategorinë e dytë. Alona Barkat e bleu klubin në verën e vitit 2007, nga pronari i mëparshëm Eli Zino, duke u bërë kështu femra e parë në Izrael që zotëronte një klub futbolli. Skuadra që përfaqëson qytetin e Beer Shevës njihet në Izrael për një tifozëri shumë të zjarrtë. Madje, edhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, është një tifoz i hershëm i Hapoel Ber Shevës. /PANORAMASPORT.AL/

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

“Ionoterra” testohet në Ballkan, sistemi izraelit paralajmëron për tërmet 8 orë para

Kompania izraelite Ionoterra, e cila zhvilloi sistemin dhe e zbuloi zyrtarisht në Rumani të Premten, 29 Nëntor, pretendon se mund…

SHQIPËRI

Inspektimi i pallateve të dëmtuara, ministri Çuçi në terren me ekspertët nga Izraeli

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me…

KOSOVA

Kryeministri Haradinaj pret në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim investitorët nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot,…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Izraelit

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Yossi Cohen: Kryespiuni i Mossad që vodhi arkivat sekrete bërthamore të Iranit

Gazeta e madhe izraelite "Jerusalem Post" e ka përzgjedhur shefin e Mossad, Yossi Cohen, si numrin 1 nga 50 hebrenjtë…