Jewish Telegraphic Agency: 100 hebrenj në Shqipëri mund të bien në duart e Gestapos

“Jewish Daily Bulletin” shkruan, më 21 prill 1939, për rrezikun që iu kanosej 100 refugjatëve hebrenj në Durrës


Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 21 prill 1939, bën të ditur mbi gjendjen që u kanosej 100 refugjatëve hebrenj në Durrës dhe rrezikun e dorëzimit nga ana e policisë italiane te Gestapo, edhe pse askush edhe një i vetëm nuk ka bërë deklarata anti-semite, përfshirë edhe midis anëtarëve të qeverisë së re shqiptare kukull të ngritur nga Italia. Shumica e këtyre refugjatëve ishin lejuar të zbrisnin në Durrës dhe të qëndronin në pritje të ri emigrimit të tyre me urdhër të veçantë të mbretit Zog, i cili tregoi interes dhe simpati për gjendjen e tyre të vështirë.

 

SHKRIMI I PLOTË

100 REFUGJATË NË SHQIPËRI NË RREZIK PËR T’U KTHYER TË GESTAPO

LONDËR, 20 prill (JTA)  – Megjithëse askush edhe një i vetëm nuk ka bërë deklarata anti-semite, përfshirë edhe midis anëtarëve të qeverisë së re shqiptare kukull të ngritur nga Italia, pozita e bashkësisë së vogël hebraike në Shqipëri nuk është për t’u patur zili, tha sot për “Jewish Telegraphic Agency”  një përfaqësues i shquar i ish regjimit. Ligjet anti-hebraike italiane pa dyshim do të futen në Shqipëri, tha ai, duke ndikuar në disa familje tregtare hebrenj, të cilët janë të mbijetuar nga refugjatët austriakë dhe gjermanë.

Rreth 100 refugjatë hebrenj që jetonin në Durrës u përballën me rrezikun e dorëzimit nga ana e policisë italiane te Gestapo, pasi që të parët janë të shqetësuar për të përmbushur një kërkesë që të gjithë të dyshuarit politikë të kthehen në Gjermani. Shumica e këtyre refugjatëve ishin lejuar të zbrisnin në Durrës dhe të qëndronin në pritje të ri emigrimit të tyre me urdhër të veçantë të mbretit Zog, i cili tregoi interes dhe simpati për gjendjen e tyre të vështirë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.