Media hebraike: Shqiptarët i mashtruan gjermanët se nuk kishte asnjë hebre në vend

“Jewish Daily Bulletin”, 4 shkurt 1946, publikon shkrimin e gazetarit të njohur ruso-hebre, Ilya Ehrenburg


Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 4 shkurt 1946, publikon një shkrim të gazetarit të njohur ruso-hebre, Ilya Ehrenburg, i cili raporton mbi Kushtet e Çifutëve në Evropën Juglindore dhe Qendrore.

“Në Shqipëri, – deklaroi Ehrenburg, – popullsia lokale ishte aq e zgjuar për t’i fshehur hebrenjtë nga nazistët, aq sa gazetat gjermane komentuan se Shqipëria ishte “me fat” që nuk kishte pasur ndonjë hebre”

TEKSTI I PLOTË

ILYA EHRENBURG RAPORTON MBI KUSHTET E HEBRENJVE NË EVROPËN JUGLINDORE DHE QENDRORE

MOSKË, 3 SHKURT (JTA) – Bullgaria, nga të gjitha shtetet fashiste dhe naziste, ishte një “rast i lumtur” për hebrenjtë, tha korrespondenti i njohur i luftës,  ruso-hebreu Ilya Ehrenburg, në një takim të Komitetit Antifashist të Hebrenjve (Jewish Anti-Fascist Committee) këtu, pas kthimit të tij nga një vizitë në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Duke përshkruar tragjedinë e hebrenjve në vendet e okupuara, Ehrenburg deklaroi se “pavarësisht nga politika kriminale e qeverisë fashiste të Bullgarisë”, populli bullgar luftoi kundër antisemitizmit dhe fashizmit. Ai gjithashtu vlerësoi luftën e hebrenjve bullgarë kundër gjermanëve, duke theksuar se megjithëse hebrenjtë në atë vend arritën në më pak se një për qind të popullsisë, përbënin 2.5 për qind të forcave partizane. Ai tregoi shumë shembuj të luftës së sotme të Qeverisë kundër çdo manifestimi të qëndrimit armiqësor ndaj hebrenjve.

Në Shqipëri, Ehrenburg deklaroi, popullsia lokale ishte aq e zgjuar për t’i fshehur hebrenjtë nga nazistët, aq sa gazetat gjermane komentuan se Shqipëria ishte “me fat” që nuk kishte pasur ndonjë hebre.

Fati i hebrenjve hungarezë dhe jugosllavë ishte veçanërisht i hidhur pohoi ai, duke vënë në dukje se shumica e hebrenjve në qytete të vogla u zhdukën plotësisht, ndërsa në Jugosllavi ata duhej të luftonin me të dy palët, si gjermanët ashtu dhe me lëvizjen fashiste sllovake lokale.

“Edhe tani ka ende gjurmë të fashizmit në Sllovaki”, raportoi Ehrenburg, duke vënë në dukje se në Çekosllovaki, hebrenjtë pësuan së pari dhe më së shumti nën pushtimin gjerman. Ai deklaroi se në Bohemi “vështirë se 6,000 nga 100,000 hebrenjtë” mbijetuan regjimin nazist, ndërsa në Sllovaki “më pak se një e treta e 70,000 hebrenjve” ishin ende gjallë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.