“Barbie”, kukulla më e dashur për fëmijët është krijuar nga hebreja Ruth Handler

Kur Ruth e krijoi kukullën në vitin 1959, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara. Kompania “Mattel” ka shituar mbi një miliard kukulla barbu, ndërsa nga 1987, Barbie u bë pjesë e filmave të animuar, videogame dhe muzikës.


Nuk ka fëmijë në botë që nuk ka luajtur me kukullat “Barbie”, por jo të gjithë ndoshta e dinë se krijuesi i kukullës më të marketuar në botë është një amerikano-hebreje: Ruth Marianna Handler (1916-2002).

Biznemenia, shpikësja dhe presidentja e Mattel Inc, Ruth Marianna Mosko, e lindur në Denver, Kolorado, është vajza e një familje emigrantësh hebrenj nga Polonia.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Elltio Handler, ata krijuan një kompani të vogël që bënte fillimisht korniza pikturash plastike me plexiglas, ndërsa më pas nisën të prodhonin pjesë për kukulla, të cilat rezultuan më fitimpruresë së biznesi i kornizave. Kështu, që të dy vendosën t’u kushtoheshin vetëm prodhimit të kukullave.

BARBIE

Ruth Handler pretendon se ishte vajza e saj, Barbara, e cila u bë frymëzuesja për krijimin e kukullave “Barbie”, pasi i asaj i pëlqente të luante me kukulla që tregonin një moshë adoleshente. Ruth dëshironte të prodhonte kukula tre-dimensionale, me një trup prej të rriture dhe me një garderobë të pasur veshjes.

Kur familja Handler shkoi me pushim në Europë, Ruth Handler pa kukullën gjermane “Lili”, e cila shërbente si një dhuratë nga gazeta gjermane “Bild”, por që nuk ishte një kukull e vërtetë fëmijësh. Lili ishte modeli mbi të cilën u bazua Ruth për ta krijuar më pas në SHBA.

Kur Handler e krijoi kukullën, të modeluar nga dizajneri Xhek Rejn, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara.

Kukulla e pare Barbie

Barbie debutoi në panairin e kukullave në Nju Jork, në 9 mars 1959, 60 vjet më parë, dhe ishte një sukses i vërtetë i menjëhershëm. Kompania “Mattel” investoi rëndë në reklamat televizive dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Më pas, ata krijuan edhe një të dashur për Barbie, të quajtur Ken, sipas emrit të djalit të familjes Handler, dhe më pas disa “miq të familjes” në botën e Barbie.

Ruth Handler ndërroi jetë në vitin 2002 pas komplikimeve nga kanceri, në moshën 85 vjeç, ndërsa i shoqi, Elliot, nëntë vjet më pas, në moshën 94 vjeç.

Kompania “Mattel” ka shituar mbi një miliard kukulla “Barbie”, ndërsa nga 1987, Barbie u bë pjesë e filmave të animuar, videogame dhe muzikës.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Netanyahu zyrtarisht hyn në historinë izraelite si kryeministri më jetëgjatë në shërbim

Që prej të shtunës, kryeministri 69-vjeçar ka shërbyer si udhëheqës i vendit për një total prej 4.876 ditësh, duke tejkaluar…

SHQIPËRI

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin: Shqipëria ka potenciale të mëdha

“Në këto katër vjet, ishte privilegji im të udhëheqja ambasadën gjatë një periudhe sfiduese dhe unike, përkushtimin ndaj të ardhmes…

KOSOVA

Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku: Populli ynë ka si shembull Izraelin

Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Vlora Çitakun ambasadoren e Kosovës në Shtetet e…

INTERVISTA

Kreu i American Jewish Committee, David Harris: E ardhme e ndritur midis Izraelit dhe Shqipërisë

Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan hebraik (American Jewish Committee - AJC) dhe një delegacion 15-anëtarësh i AJC-së bënë një vizitë…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Israel Aerospace nënshkruan kontratë 50 milionë dollarë me Marinën Indiane

Marrëveshja përfshin një gamë të mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera për nën-sistemet e raketave ajrore të mesme tokë-ajër të Israel…