Koordinatori Sojati: Qeveria dhe forcat e koalicionit, strategji për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS

Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, duke folur për emisionin “Diplomaticus”, të gazetarit Erion Kaçorri,  shprehet se  Qeveria shqiptare ka një strategji të qartë për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it.

Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati

 

Në kampin “Al Hol” të Sirisë, që kontrollohet nga forcat kurde, vazhdon të jetojë një grup grash dhe femijësh, familjare të xhihadistëve shqiptarë të ISIS, të cilët nuk janë kthyer ende në vendin e tyre të origjinës.

Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, duke folur për emisionin “Diplomaticus”, të gazetarit Erion Kaçorri,  shprehet se  Qeveria shqiptare ka një strategji të qartë për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it.

Shkëmbehen të dhënat e nevojshme nga burimet zyrtare të mirëpërcaktuara, sepse kur kemi parasysh që gra dhe fëmijë kërkojnë të kthehen, ne ligjërisht nuk kemi krijuar pengesa artificiale, por marrja e iniciativave kërkon në radhe të parë sigurinë karshi qytetarëve. Kemi parasysh që ka individë që jo thjesht janë ekspozuar, por edhe kanë marrë pjesë në grupe terroriste si ISIS dhe të gjithë ata trajtohen me shumë sensitivitet”, deklaron Sojati për News 24.

Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, dhe drejtuesi i emisionit “Diplomaticus”, gazetari Erion Kaçorri

 

I pyetur nga gazetari, nëse vërtet ka interes nga shteti shqiptar që këta persona të kthehen në vendin e tyre, Sojati deklaron se është e thjeshtë të përgjigjesh me “po, ose jo”, megjithatë ka sensitivitet në raport me gratë dhe fëmijët.

Gjithsesi, çdo shqiptar kudo që të jetë, në çdo fazë të jetës qoftë në shkelje ose jo të ligjit janë strukturat e tjera që e ndajnë raportin që ata duhet të kenë me lirinë. Qeveria është absolutisht pro aktive edhe me komunitetin edhe me vetë familjarët, por edhe me forcat e koalicionit, ndërsa pjesa tjetër pastaj do të jetë një procedure transparente, standarte e institucioneve dhe autoriteteve që merren me hetimin dhe certifikimin ose jo të statusit që duhet të kenë ata pasi të kthehen në Shqipëri”, shprehet ai.

I pyetur në lidhje me atë se çfarë po bëhet nga shteti shqiptar për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS, Sojati duke iu referuar edhe strategjisë kombëtare dhe planit kombëtar të veprimit thekson se kemi kapacitete të krijuara në fushën e edukimit, në fushën e mbrojtjes sociale dhe trajtimit psikologjik, në sistemin e burgjeve dhe shërbimit të provës.

Në të gjitha institucionet jo thjesht janë bërë procedura standarte sesi veprohet, por ka një koordinim nga qendra në komunitete në nivel lokal dhe ka ndërhyrje duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe vetë komunitetin për të qartësuar në radhë të parë edhe faktorët qe i shtyjnë këta individë për të parë sesa vulnerabël janë komunitetet dhe individët tanë dhe besoj që sot jo vetëm që jemi të qartë, por nëse do kishim mundësinë që të kthenim kohën mbrapa shifrat do të ishin absolutisht në favor të zgjidhjes normale, ku mbase nuk do të kishin pasur asnjë person që të largohej”, thekson më tej Sojati.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023