Kreu i American Jewish Committee, David Harris: E ardhme e ndritur midis Izraelit dhe Shqipërisë

Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan hebraik (American Jewish Committee – AJC) dhe një delegacion 15-anëtarësh i AJC-së bënë një vizitë triditore në Shqipëri, gjatë të cilave u zhvilluan takime me personalitete të ndryshme të jetës politike. Në fund të vizitës, Z.David Harris dha një intervistë ekskluzive për gazetarin Genc Mlloja të “Albanian Daily News” .